Thenie

“Sado e vështirë dhe e dhimbshme mund të jetë, sërish asgjë nuk tingëllon më mirë se e vërteta”

Martha Beck është një shkrimtare e njohur amerikane, e cila ka mbajtur edhe një sërë fjalimesh motivuese, për të ndihmuar njerëzit të arrijnë nivele më të larta të suksesit personal. Në vijim, do të mund të lexoni disa nga thëniet e saj më të veçanta dhe motivuese.

Nëse një problem të duket i vështirë, qetësohu. Nëse të duket i pamundur, qetësohu akoma më tepër. Pastaj fillo t’i ushtrosh presion vetes për të bërë ndryshime sadopak të vogla, duke hedhur një hap sado tëvogël përpara. Pastaj qetësohu, festo për arritjen tënde. Më pas vazhdo përsëri me një hap tjetër. Ke për tëkuptuar se të ecësh ngadalë, të çon shumë më përpara; se të jesh xhentil është diçka e rëndësishme dhe se rezistenca mund të lëvizë malet”.

“Liria e vërtetë nis me ndershmërinë absolute. Në momentin që e merr përsipër një problem, je duke mësuar se si ta bësh atë më pak të rëndë”.

“Qetësohu për dhjetë minuta dhe vetëm merr frymë. Largohu nga kaosi i jetës dhe qëndro diku ku ndihesh mirë. Merr kohën që të duhet për të qenë i lumtur”.

“Mendo për një moment se ku do të ishe, nëse nuk do të kishin rëndësi mendimet e të tjerëve për ty. E kuptove mësimin? Mirë, mos u kthe kurrë prapa”.

Hapat e vegjël kanë për të çuar muaj më përpara drejt synimit tënd. Gjërat e vogla janë më mirë se tëmëdhatë”.

Çdo aspekt i jetës, qoftë një marrëdhënie, aspekti personal apo profesional, duhet të bazohet mbi dashurinë dhe kënaqësinë. Vetëm kur diçka e bën me qejf, arrin ta pëlqesh maksimalisht”.

Çdo ditë sjell me vete zgjedhje të reja”.

“Sado e vështirë dhe e dhimbshme mund të jetë, sërish asgjë nuk tingëllon më mirë për shpirtin se e vërteta”.

“Paqja është më tepër se sa një ndjesi. Është frekuenca fizike dhe mendore, ku mund të gjesh fuqinë tënde të vërtetë”.

Të bësh qejf nuk është diçka përjashtuese ndaj një jete të suksesshme. Është një rrugë që të çon drejt suksesit”.

Back to top button