Skocia ka 421 fjalë për të përshkruar borën
Po e lexuat saktë. Plot 421 fjalë të ndryshme. Disa shembuj: sneesl (fillimi i rënies shi apo borë); feefle (për t’u rrotulluar) dhe flinkdrinkin (një dëborë e lehtë).
Zjarrfikësit përdorin agjentë lagështues për ta bërë ujin edhe më të lagësht nga sa është
Kimikatet e zvogëlojnë tensionin sipërfaqësor të ujit normal, ndaj është më e lehtë që ai të përhapet dhe të zhytet më mirë në objektet që janë në flakë. Është kjo arsyeja pse njihet si “ujë i lagësht”.
Disa lloje oktapodësh lëshojnë deri 56.000 vezë në të njëjtën kohë
Mesatarisht, një oktapod gjigant i ujërave të Oqeani Paqësor lëshon 56.000 vezë në fund të periudhës së shtatzënisë që zgjat rreth 1 muaj. Në fillim, ato notojnë nëpër ujin përreth të palidhura me njëri-tjetrin apo me nënën e tyre. Por më pas nëna mbledh çdo vezë – e cila është sa një kokërr orizi, dhe i lidh ato në vargje, duke i dhënë mundësi t’i vëzhgojë që të gjitha në të njëjtën kohë.
Balenat blu konsumojnë gjysmë milioni kalori në vetëm një “kafshatë”
Përpiquni të imagjinoni pak përmasat e kësaj sasie:ato 457.000 kalori, janë më shumë se 240 herë më shumë sesa norma ditore e kalorive që duhet të marrë secili nga ne.
Xhepi i vogël tek xhinset u krijua në fillim për të vendosur orët e xhepit
Xhinset origjinale kishin vetëm katër xhepa:xhepin të vogël, plus dy të tjerë përpara dhe vetëm një mbrapa.
Vetëm një e katërta e shkretëtirës së Saharasë është me rërë
Pjesa më e madhe e saj është e mbuluar me zhavorr, megjithëse përmban gjithashtu male dhe oaze. Dhe pastaj ka edhe një fakt tjetër që e harrojnë të gjithë:Nuk është ajo shkretëtira më e madhe në botë, por Antarktida.
Bananet rriten me kokë poshtë
Ose teknikisht ne i qërojmë me kokë poshtë. Natyrisht, ato rriten nga kërcelli i tyre, por kjo do të thotë se fundi i tyre ekspozohet ndaj qiellit. Kur rriten, frutat kthehen me drejtim nga Dielli, duke formuar edhe kurbën e veçantë që kanë.
Kur dinosaurët ishin gjallë, në Hënë kishte ende vullkane aktive
Shumica e vullkaneve ndaluan ndoshta së shpërthyeri rreth 1 miliard vjet më parë. Por gjetjet e NASA-s, kanë sugjeruar se mund të ketë pasur ende rrjedhje aktive të llavës 100 milionë vjet më parë, kur dinosaurët ishin ende aktivë në planetin tonë.
Hundët dhe veshët e njeriut, bëhen më të mëdhenj ndërsa plakemi
Është shumë e zakonshme të dëgjojmë pretendimin se hunda dhe veshët tanë janë pjesët e vetme të trupit tonë që vazhdojnë të rriten me kalimin e moshës, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, hunda dhe veshët tanë ndalojnë së rrituri së bashku me pjesën tjetër të trupit. Por falë peshës së gravitetit, të dyja pjesët vazhdojnë të zgjaten me kalimin e kohës.
Presidenti i SHBA-së Teodor Ruzvelt mbante një hienë si kafshë shtëpiake
Emri i hijenës mashkull ishte Bill dhe ishte një dhuratë nga perandori i Etiopisë. Ruzvelt ishte i famshëm për kafshët e tij të shumta shtëpiake, duke përfshirë një gjel me një këmbë, një baldosë, një kalë të vogël (poni) dhe një ari të vogël.
Kur u sollën në fillim në kontinent, evropianët kishin frikë të hanin domate
Studiuesit mendojnë se ishte eksploruesi spanjoll Hernan Kortez, ai që i solli për herë të parë farat e domates në Evropë në vitin 1519, me synimin që ato të përdoren si bimë dekorative nëpër kopshte. Gjatë viteve 1700, aristokratët filluan t’i konsumonin domatet, por ata ishin të bindur se ato ishin helmuese, sepse njerëzit vdisnin sapo i hanin. Në realitet, aciditeti nga domatet çlironte plumbin që gjendej në pjatat e tyre prej kallaji, dhe ata vdisnin prej helmimit nga plumbi. / bota.al