Një detyrim moral, një domosdoshmëri. Ja përse aktori amerikan Sean Penn – i cili e ka shpjeguar në një intervistë për të përditshmen britanike The Telegraph – ndien detyrën që të shohë filmimet e përhapur nga Shteti Islamik, sado të dhunshëm dhe cnjerëzorë që mund të duken.
“Nuk shohim mjaftueshëm hunë ‘të vërtetë’”, ka shpjeguar për të përditshmen, duke shtuar se nuk i beson tezës që filmat aksion apo ata me përmbajtje të lartë dhune e kanë imunizuar publikun, kur ky gjendet përballë një tmerri real. “Kushdo që thotë se pamje të tilla nuk na kanë tmerruar, është më e pakta intelektualisht i pandershëm”.
Për Sean Penn, anestezia e vërtetë është që nuk shohim tmerret e luftës. Një dimension ku mediat amerikane ishin futur që në luftën në Irak, ndërkohë që “teksa rriteshim, ne kishim pothuajse përditë në televizion pamje nga tmerret e Vietnamit”. /Bota.al