Motivuese

Secili nga problemet që kemi, është një hap më tepër për t’u bërë më të fortë

Një mëngjes të caktuar, një gomar bie në një pus. Ai filloi të qante për orë të tëra, ndërkohë që i zoti mundohej ta ndihmonte për të dalë prej pusit. Si përfundim, i zoti vendosi që të mos e nxirrte prej andej, pasi gomari ishte tepër i moshuar, i dobët dhe nuk i shërbente më si më parë. Në kushte të tilla, fshatari thërriti gjithë miqtë e tij për ta ndihmuar që ta mbyllnin pusin përgjithmonë. Pasi ata u mblodhën, filluan të hidhnin dhe në pus.

Gomari e kuptoi çfarë po bënin dhe filloi të qante më fuqishëm. Më vonë, për habinë e të gjithëve, u qetësua. I zoti pa në fund të pusit dhe u habit me çfarë po i shihnin sytë. Gomari lëkundte trupin dhe gjithë dheun që ia hidhnin sipër kurrizit, e kalonte poshtë dhe avanconte drejt sipërfaqes. Fshatarët u habitën se si gomari arriti të dilte deri në sipërfaqe të pusit. Kur arriti në sipërfaqe, gomari u rrokullis nëtokë dhe u largua.

Mësimi që marrim nga kjo histori, është se jeta na përball me vështirësi të ndryshmë, të cilat sigurisht mund të na demoralizojnë totalisht. Mënyra e duhur për t’ia dalë mbanë, është të hedhim një hap pas njëtjetri. Secili nga problemet që kemi, është një hap më tepër për t’u bërë më të fortë. Mund t’ia dalim edhe ndaj vështirësive më të mëdha, vetëm duke mos u dorëzuar. Duhet ta përdorim dheun që na hedhin përsipër, për t’u  ngjitur më lart.

Back to top button