Bota

Sekretari i Shtetit i SHBA: Rusia të respektojë marrëveshjen me Ukrainën

Sekretari i Shtetit i SHBA, Rex Tillerson tha sot se Rusia duhet t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2015 për dhënien fund të luftimeve në Ukrainë, mes forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, teksa administrata Trump kërkon mënyra për të punuar në bashkëpunim me Moskën.

Ish CEO i Exxon Mobil foli pasi u takua me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për herë të parë, në kontaktin më të lartë kokë më kokë mes përfaqësuesve të dy vendeve, që kur Trumpi u betua.

Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, dhe separatistët rusishtfolës në Ukrainë nisën protesta që u përshkallëzuan në luftë, me mijëra të vrarë. Një marrëveshje e dy viveve më parë, e njohur si Marrëveshja e Minskut kish për qëllim t’i jepte fund konfliktit, por tensionet kanë vazhduar.

“Teksa ne kërkojmë rrugë të reja bashkëpunimi, i kërkojmë Rusisë të respektojë angazhimet e saj ndaj marrëveshjes së Minskut dhe të punojë për uljen e tensioneve në Ukrainë, tha Tillersoni pas bisedimeve me Lavrovin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button