Një militant i lartë islamik, që ka urdhëruar sulmet vdekjeprurëse në një central gazi në Algjeri, është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Siri. Sipas BBC, Mokhtar Belmokhtar është vrarë në qytetin lindor Ajdabiya. Lajmin e bëri të ditur qeveria libiane. SHBA tha se shënjestra ishte Belmokhtar dhe sulmi ishte i suksesshëm. Megjithatë ata thanë se po bëjnë një vlerësim të plotë të operacionit. Belmokhtar njihet si komandanti me një sy dhe ka qenë objekt sulmesh edhe në të shkuarën, kur është raportuar se ka vdekur. Ai ka lindur në Algjeri dhe ka qenë një figurë e rëndësishme në Al Kaeda, deri kur iku prej andej për të krijuar grupin e tij. Ai sulmoi një central gazi në Algjeri në vitin 2013, duke marrë peng 800 persona dhe vrarë 40 prej tyre, disa të huaj si britanikë dhe amerikanë.
1 minute read