Covid19

Shënon përsëri rritje numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm në Spanjë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 585 viktima, teksa ditën e djeshme 551 humbje, raporton Reuters.

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit është zvogëluar që nga kulmi i shpërthimit në fillim të prillit kur vendi po regjistronte mbi 900 vdekje në ditë.

Ndërkohë, numri i rasteve të përgjithshme të koronavirusit u rrit në 188.068 ditën e sotme nga 182.816 raste të enjte, një rritje prej 2.9%./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button