Psikologji

Shmangi personat që duan shoqërinë tënde, vetëm kur ndjehen vetëm

Nuk është e lehtë të shohim qëllimet e vërteta të njerëzve që vijnë tek ne, veçanërisht kur ne jemi ata që besojmë në më të mirën e të gjithëve.

Ne duam të mbajmë shpresën tek jeta, te njerëzit, sepse kështu nuk ndalemi në trishtim dhe zhgënjim.

Duke dyshuar tek të tjerët, duke qenë gjithmonë vigjilentë, duke analizuar gjithçka, është e vërtetë që jo gjithmonë mund të sillemi kështu, por duhet të kuptojmë se ka njerëz të cilëve vërtet nuk u bëhet vonë për ne.

Zakonisht ne presim që njerëzit të reagojnë, të na e kthejnë njësoj atë që u japim, por kjo nuk do të jetë gjithmonë e mundur. Secili e bazon mënyrën e të jetuarit dhe të vepruarit në atë që i përshtatet më së miri, sipas asaj që ka brenda vetes.

Dhe ndonjëherë, ajo që njerëzit kanë nuk është e mjaftueshme për ne, përkundrazi. Asnjëherë nuk mund ta harrojmë veten tonë, në asnjë lloj marrëdhënieje, në shtëpi, në punë ose në rrugë.

Nëse shohim veten, ndjenjat tonë dhe arsyet përse jemi aty bashkë me dikë, kjo do të na mbrojë nga zhgënjimet.

Dëgjoji sinjalet që të dërgon trupi. Përpiqu gjithmonë të kuptosh kur është momenti për t’u ndalur, për të bërë një pauzë, për të reflektuar. Mos e injoro intuitën tënde. Gjërat mund të mos funksionojnë.

Nëse po kërkojmë veç një moment argëtimi, atëherë nuk kemi pse merakosemi. Por mos harroni: tërheqja fizike mund të ofrojë një natë kënaqësi. Megjithatë, nëse doni të shkoni përtej kësaj, për ta bërë një marrëdhënie të vërtetë dhe jetëgjatë, keni gjithashtu nevojë për biseda, të qeshura, konfidencë, dhe shumë grindje. Netë reciproke.

Çelësi është të qënit reciprokë. NDaj nëse kërkon integritet, mos prano ftesa prej atyre që të kërkojnë vetëm kur ndjehen të vetmuar. Ti vlen shumë më tepër. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button