Psikologji

Shtatë fjalët “magjike”, për të qenë të lumtur gjithmonë

LËVIZNI objektet, trupin, lëvizni mes maleve. Përqadoni njerëzit që doni. Dëgjoni fëshfërimën e gjetheve. Ndjeni dhimbjen dhe gëzimin. Besoni zërin e brendshëm. Shijoni magjinë e shoqërisë. Merrni dhe jepni dhe mos harroni mirënjohjen

Po shpjegojmë më poshtë 7 fjalë magjike që duhet të adoptojmë në jetën tonë, t’i përsërisim si një mantë për të jetuar në paqe, të rrethuar nga dashuria, si dhe që të njohim njëri-tjetrin më mirë.

LEVIZ

Lëvizni objektet tuaja, shtratin tuaj, lëvizni trupin tuaj.

Ecni, ecni mes pyjeve dhe maleve, dilni nga rutina e punës, nga marrëdhëniet shoqërore dhe modelet e vendosura të jetës.

Ndryshoni perspektivën tuaj. Afrojuni atyre njerëzve me të cilët mund të jeni autentikë dhe të kultivoni ëndrrat tuaja më të “egra”.

Nuk është e nevojshme të lëvizësh malet, duke lëvizur një gur të vogël mund të bësh mrekulli.

PREK

Prekni pjesët e trupit që doni. Përqafoni njerëzit që njihni. Puthni në faqe, në ballë. Kujdesuni për qenin tuaj, macen tuaj, bëjeni më shpesh.

Gëzoni ndjesitë e një shalli mëndafshi, zbuloni ato të një druri, të materialeve të tjera. Të myshkut, shkëmbinjve, ujit.

DËGJONI

Uluni dhe zbuloni gjithçka rreth jush, që është për t’u dëgjuar. Dëgjoni njerëzit, atë që ata janë me të vërtetë duke thënë. Dëgjoni notën e fundit të çdo kënge.

Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, atë që dëgjoni vetëm kur konfuzioni i çdo dite zvogëlohet.

Dëgjoni shushurimën e gjetheve, kuak-ët e bretkosave, zjarrin që digjet në vatër.

Dëgjoni zemrën tuaj dhe gjithmonë dëgjoni atë që nuk është thënë.

NDJEJ

Ndjeni dhimbjen, gëzimin. Ndjeni qeshjen tuaj, ndjeni dashurinë nga thellësia e zemrës suaj. Ndjeni dhe braktisni veten në sensualitetin e jetës. Ndjeni zemërimin brenda jush dhe shpreheni atë nëse është e nevojshme, por bëjeni kur jeni vetëm.

Nëse nuk ndiheni vërtetë, nuk mund të ndiheni të gjallë.

BESO

Besoni atë që dini, atë që mendoni. Zërin tuaj të brendshëm, që shpreh vetëm të vërtetën. Besoni intuitën tuaj, mos e moho atë. Vetëm ju mund të dini se çfarë është më e mira për ju.

Nëse e doni pikturën, pikturoni. Nëse  doni të ecni në det, gjeni një mënyrë për të shkuar atje.

Nëse nuk i besoni vetes, nuk mund t’i besoni askujt.

TAKO

Takoni njerëzit që i doni. Një çaj me miqtë apo mikeshat, një shëtitje me një mik, një lexim së bashku, një libër me zë të lartë.

Gatuani dhe shijoni magjinë e shoqërisë.

MERR

Një herë të vetme, mjaft dhatë dhe filloni të merrni. Pranoni komplimentat me hijeshi. Merrni një përqafim mirënjohjeje.

Hape veten për të marrë, hapni duart për të marrë atë që meritoni, ftutat e asaj që keni mbjellë, mirënjohjen për gjërat që ke dhënë.

Dhe kurrë mos harroni të shfaqni mirënjohje. / bota.al

Back to top button