Horizonti.al

Si e dimë që materia e errët ekziston?

Materia e errët është një fantazmë. Mendohet se është përgjegjëse për pjesën më të madhe të masës në univers, por meqenëse nuk lëshon ose reflekton dritë, rreze X ose rrezatime të tjera, instrumentet që përdoren për të zbuluar lëndën normale nuk mund ta pikasin atë.

Mënyra e vetme për të zbuluar materien e errët është të matim efektet e saj gravitacionale në gjërat që mund të shohim.  

Për shembull, fizika na thotë se yjet në skajin e jashtëm të një galaktike spirale duhet të lëvizin më ngadalë se yjet në qendër, ku materia është më e përqendruar. Por nuk është kështu: yjet lëvizin më shpejt se sa pritej, një vëzhgim që i është atribuar efekteve gravitacionale të një mase të padukshme – materies së errët – që rrethon galaktikën.

Back to top button