Histori

Si e matën aq saktë grekët e lashtë perimetrin e Tokës?

Sot është e qartë se Toka ka afërsisht formën e një sfere,por edhe se ajo mund të matet si çdo objekt sferik. Teknikisht,shkencëtarët e quajnë atë një sferoide oblate, por gjithsesi ajo është sërish një sferë. Në botën antike, kjo gjë nuk ishte aq e dukshme.

Ideja që Toka është sferike u bë dominuese rreth 2500 vjet më parë, kur filozofët filluan të mendojnë për formën e Tokës dhe dimensionet e saj. Por kur ndodhi kjo, lindi një pyetje e re. Cili është perimetri i Tokës?Kulturat antike nuk duket se kanë pasur në përgjithësi shumë interes sa shkencëtarët e sotëm për të matur dhe vlerësuar sasinë e botës.

Një nga kulturat e para që e vlerësoi studimin e botës natyrore ishte ajo e grekëve të lashtë.Dhe figura e parë që mendoi në mënyrë shkencore ka qenë Talesi i Miletit (624-547 Para Krishtit). Ai ishte me profesion inxhinier, ndërsa thuhet se ka studiuar matematikë në Egjipt.

Thuhet gjithashtu se ai parashikoi një eklips diellor në vitin 585 Para Erës Sonë, mati lartësinë e piramidave, dhe kontribuoi shumë në zhvillimin e gjeometri.

Se sa nga këto pretendime janë të vërteta kjo nuk dihet, por shumica e historianëve bien dakord se ai ishte filozofi i parë grek,i cili dha shpjegime racionale për fenomenet natyrore.

Për shembull, Talesi i shpjegonte tërmetet, me pretendimin se Toka notonte mbi një oqean të pafundmë, dhe se ndonjëherë dallgët e mëdha në oqean shkaktonin dridhjen e Tokës.

Edhe pse sot e dimë që kjo teori është e gabuar, ajo ishte gjithsesi domethënëse si një përpjekje për të shpjeguar tërmetet, pa i shpjeguar me veprimet direkte të Zotave. Nxënësi i Talesit, Anaksimanderi (611-545 Para Krishtit), i çoi më tej idetë e mësuesit të tij, duke themeluar kozmologjinë e parë perëndimore bazuar në shpjegimin racional.

Anaksimandri thoshte se bota u krijua nga një gjendje e pa formë të cilën ai e quajti apeiron. Ai besonte gjithashtu se një ditë ajo do të shkatërrohej. Për më tepër, ai u mësoinxënësve një formë të hershme të evolucionit, duke besuar se njerëzit e kishin origjinën nga një krijesë tjetër, ndoshta nga një peshk.

Përkundër qasjes së tyre të zgjuar në përdorimin e arsyetimit racional për të shpjeguar botën që ata panë, të dy besonin se Toka ishte një disk i sheshtë. Pitagora (570-490 Para Erës Sonë)është i njohur për hedhjen e shumë prej themeleve të mendimit perëndimor.

Ai është i famshëm për teoremën që mban të njëjtin emër. Në vitin 518 P.E.S, Pitagorathemeloi një shkollë filozofike në Krotone, një qytet në Italinë e Jugut. Anëtarët e saj jetuan së bashku, atyre u kërkohej të ishin vegjetarianë dhe nuk u lejohej të zotëronin pasuri fizike. Besimet e shoqërisë përfshinin idenë se realiteti është natyrshëm matematik. Ndoshta në këtë kontekst Pitagora mësoi se Toka ishte sferike.

Shkolla Pitagoriane, ndikoi shumë tek Platoni (rreth 428-348 Para Erës Sonë), i cili nga ana tjetër ndikoi tek Aristoteli (384-322 Para Krishtit). Ky i fundit besonte se Toka ishte sferike dhe se ajo ishte në qendër të një universi të përbërë nga sfera koncentrike.

Jo vetëm kaq,por ai përmend në shkrimet e tij vlerësimet e hershme të perimetrit të Tokës.

Matematikanë të kohës së tij,vlerësonin se ajo ishte “400.000 stadia, ose 62.880-66.680 km, në varësi të mënyrës se si stadet janë shndërruar në njësi metrike moderne.

Kjo vlerë është rreth 20.000-25.000 km larg vlerës aktuale bazuar në matjet moderne. Nuk dihet se si matematikanët e kohës arritën në këtë vlerësim apo nëse u përpoqën ta masnin drejtpërdrejt atë. Personi i parë në traditën perëndimore që e kuptoi se si matej perimetri i Tokës ishte Erastosteni iKirenës (276-194 Para Erës Sonë).

Ai vuri re se në Solsticin Veror në Siene (Asuan i sotëm në Egjipt) Diellin pingul mbi kokën e tij. Por në Aleksandri, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, Dielli ishte në një pozicion më të prirët. Si ishte e mundur kjo gjë?

Erastosteni supozoi se dielli ishte mjaftueshëm larg nga Toka, sa rrezet e tij në thelb do të ishin paralele me njëra-tjetrën kur binin mbi sipërfaqen e Tokës. Nëse rrezet e diellit do të ishin paralele, çdo ndryshim këndor në pozicionin e diellit në gjerësi të ndryshme, mund të ishte vetëm për shkak të lakimit të Tokës. Bazuar në këtë njohuri, Eratosteni ishte në gjendje të maste perimetrin e Tokës.

Në fillim, ai përcaktoi ndryshimin këndor midis pozicionit të Diellit në Siene Solsticin e Verës, kundrejt pozicionit të diellit në Aleksandri në të njëjtën ditë. Ai përcaktoi një diferencë këndore prej 7 gradë e 12 minuta, ose si 1/50 e një rrethi.

Ai arsyetoi se distanca midis dy qyteteve (rreth 800 km) duket sa 1/50 e perimetrit të përgjithshëm të Tokës. Bazuar në këtë vlerësim, Erastosteni e llogariti perimetrin e Tokës 250.000 stadia. Gjatësia e një stadiumi është vlerësuar të jetë midis 157-167metra në varësi të burimit që përdoret. Bazuar në këto konvertime, vlerësimi i Eratostenit për perimetrin e Tokës është 39.300 km ose 41.675 km. Këto vlera nuk janë larg vlerësimit modern të perimetrit ekuatorial të planetit, që është 40.075 km.

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

Back to top button