Komplote

Si është puna me legjendën e Trekëndëshit të Bermudës?

Legjenda e Trekëndëshit të Bermudës filloi me zhdukjen e pashpjegueshme të një grupi avionësh ushtarakë që mbanin 14 persona, pranë brigjeve të Floridës Jugore në dhjetor 1945.

“Ne po hyjmë në ujë të bardhë, asgjë nuk duket të jetë në rregull”, tha drejtuesi i fluturimit përpara se kontakti në radio të humbiste. Trembëdhjetë ushtarakë të dërguar për të kërkuar të zhdukurit, u zhdukën edhe ata.

Të tjera zhdukje dhe takime misterioze kanë qenë të lidhura me zonën e oqeanit që është një trekëndësh me kulme në Bermuda, Florida dhe Puerto Rico.

Dy aeroplanë pasagjerësh britanikë të South Amerikan Airways u zhdukën në këtë zonë, në vitet 1948 dhe 1949. Asnjë shpjegim apo mbetje nuk u gjet.

Viktimat në këtë zonë për të cilën janë shkruar shumë libra dhe dokumentarë kanë përfshirë një cisternë të madhe nafte, një jaht dhe një avion të vogël pasagjerësh. Librat, duke përfshirë “Trekëndëshi i Djallit”, “Limbo e të Humburve” sugjerojnë shpjegime të mbinatyrshme. Alienë në anije kozmike, vrima në kohë dhe kontinenti i humbur mitik i Atlantidës kanë qenë mes shpjegimeve. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button