Grupi i gjakut të një personi, nuk lidhet me ndjeshmërinë apo formën e Covid-19. Kjo sipas një studimi më të fundit të botuar me 5 prill në “JAMA Network Open”. Xhefri L.Anderson, i Institutit Mjekësor të Qendrës Mjekësore Intermauntein në Salt Leik Siti,
dhe kolegët e tij shqyrtuan tezën nëse lloji i gjakut, shoqërohet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj të sindromës akute të frymëmarrjes së koronavirusit (SARS-CoV-2), si dhe me ashpërsinë e sëmundjes së Covid-19.
Analiza përfshiu 107.796 individë, të cilët u testuan për SARS-CoV-2 midis 3 marsit dhe 2 nëntorit 2020, në një sistem të integruar të kujdesit shëndetësor të 24 spitaleve dhe 215 klinikave në shtetet Utah, Idaho dhe Nevada.
Studiuesit zbuluan se grupi i gjakut nuk shoqërohej aspak me ndjeshmërinë ose ashpërsinë e sëmundjes, duke përfshirë pozitivitetin ndaj sëmundjes, shtrimin në spital apo pranimin në njësinë e kujdesit intensiv.
Grupi i gjakut A nuk shoqërohej me një rritje të pozitivitetit viral (raporti i gjasave, 0.97; intervali i besueshmërisë 95 për qind, 0.93 deri 1.01; P = 0.11), shtrimi në spital (raporti i gjasave 89 për qind, 0.89; intervali i besueshmërisë 95 për qind, 0.80 deri në 0.99; P = 0.03), apo pranimit një njësitë e kujdesit intensive (raporti i gjasave, 0.84; intervali i besueshmërisë 95 për qind, 0.69 në 1.02; P = 0.08) krahasuar me gjakun e tipit O.
Rezultatet nuk ishin më të këqija për llojet e grupit B ose AB, sesa për Grupin O. Rezultatet ishin të ngjashme edhe për analizat e kufizuara vetëm tek pacientët e bardhë. “Duke pasur parasysh natyrën dhe perspektive të studimit tonë dhe rezultatet e saj, ne besojmë se lidhjet e dyshuara të SARS-CoV-2 dhe Covid-19 me grupet ABO nuk kanë gjasa të jenë reale, dhe nuk do të jenë faktorë të dobishëm që lidhen me ndjeshmërinë apo ashpërsinë e sëmundjes në asnjërin prej tyre një nivel individual apo të popullsie për mjedise dhe prejardhje të ngjashme”-shkruajnë autorët e studimit. / MedicalXPress – Bota.al