Covid19

Studiuesit: Të infektuarit në Gjermani mund të jenë 10 herë më shumë se numri zyrtar

Gjermania ka gjasa të ketë 10 herë më shumë njerëz të infektuar nga koronavirusi sesa numri i rasteve të konfirmuara, kanë thënë studiuesit e Universitetit të Bonit.

Rezultatet paraprake të studimit, të cilat ende nuk janë rishikuar për botim në një ditar shkencor, shërbejnë si kujtesë e rreziqeve të infeksionit nga transportuesit e paidentifikuar të virusit, disa prej të cilëve nuk tregojnë simptoma, thanë studiuesit.

Studimi vjen pasi Gjermania ndërmori hapa të tjera këtë të hënë për të lehtësuar kufizimet, me muzetë, floktoret, kishat apo fabirkat e makinave, sgurisht në kushte strikte.

Rreth 1.8 milion njerëz që jetojnë në Gjermani duhet të jenë infektuar, 10 herë më shumë se numri i rreth 160,000 rasteve të konfirmuara deri më tani, përfundoi ekipi i udhëhequr nga studiuesit mjekësor Hendrik Streeck dhe Gunther Hartmann.

“Rezultatet mund të ndihmojnë për të përmirësuar më tej modelet për të llogaritur se si përhapet virusi. Deri më tani, të dhënat themelore kanë qenë relativisht të dobëta, “tha Hartmann në një deklaratë, shkruan The Guardian.

Ekipi analizoi tamponet e gjakut dhe hundës nga një kampion i rastësishëm i 919 personave që jetonin në një qytet në komunën e Heinsberg në kufirin Hollandez, i cili kishte numrin më të lartë të vdekjeve në Gjermani.

Për të arritur në vlerësimin e tyre, studiuesit vendosën numrin e vdekjeve të konfirmuara të qytetit nga Covid-19 në krahasim me numrin më të madh të njerëzve të infektuar – siç tregohet nga razultatet e testit të gjakut dhe aplikuan normën prej 0.37% në vend.

Ata gjithashtu zbuluan se rreth një në pesë prej të infektuarve nuk shfaqnin simptoma./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button