Your Life

“Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për dashuri pa kushte”

Një ide brilante është vënë në zbatim në Kanada. Është bërë një kombinim i azileve të pleqve me shtëpitë e fëmijëve dhe rezultatet kanë kaluar çdo pritshmëri. Të moshuarit kanë gjëtur “nipërit” e tyre, ndërkohë fëmijët e braktisur kanë provuar dashurinë dhe përkujdesjen e atyre që mund të ishin gjyshërit e tyre. Të moshuarit u përmirësuan shumë nga ana shëndetësore dhe interesi i tyre për jetën u rikthye, janëshprehur mjekët. Dashuria nuk është asnjëherë e mjaftueshme, të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për dashuri pa kushte”. – Nga interneti, autor anonim

Realisht kjo është ideja më e bukur që kam lexuar kohët e fundit në internet. Jo vetëm që është njëndërthurje e dy gjeneratave të ndryshme, por është një bashkim i dy gjeneratave që kanë nevojë për njëra-tjetrën. Të moshuarit në azile kanë nevojë të ndiejnë praninë e rinisë, të asaj rinie që shpesh nuk i viziton në azile. Ndërkohë të rinjtë, kanë nevojë të padiskutueshme të ndiejnë praninë e të moshuarve, tëmençurisë dhe pjekurisë së tyre.

Është padyshim e vërtetë që dashuria nuk është asnjëherë tepër. Të gjithë kemi nevojë për dashuri, për dashurinë e sinqertë dhe pa kushte. Të gjithë kemi nevojë të ndiejmë praninë e dikujt që na do në mënyrëtë pastër dhe nuk ka dashuri më të pastër se mes dy personave që nuk kanë konflikte interesi. Për mëtepër, të lënë pas dore nga fati…

Back to top button