Letersi

“Të isha një lule”, poezia e trishtë e Musine Kokalarit, autores së vuajtjeve të mëdha

“Të isha një lule” është poezia e parë e shkruar nga autorja Musine Kokalari pas përfundimit të shkollës së mesme. Musine Kokalari njihet për kundërshtimin e fortë ndaj regjimit komunist dhe vuajtjet e kaluara gjatë asaj periudhe. Në këtë poezi, mund ta vini re mjaft mirë trishtimin e madh të poetes, sidomos nëvargun e fundit të saj, ku autorja shprehet se do të donte të ishte një lule, në vend që të ishte një njeri. Poezia përmban trishtim, pakënaqësi, mërzitje (të isha një lule në mes të ferrave), edhe pse duket si njëpoezi e bukur dashurie në vargjet e parë.

“Të isha një lule”
T
ë isha një lule vjollce në mes të ferrave
t
ë qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe nj
ë ditë të zbulohesha prej duarve të dy të rinjve.
Prej frike, t
ë larguar prej njerëzis do t’më këputnin
do t
ë dhurohesha te njëri-tjetri për shenjë kujtimi.

Karafil i kuq të lulzoja
dhe me kujdes t
ë vaditesha…
nj
ë ditë të vendosesha në jakë të palltos.
Do t
ë shëtisja dhe unë rrugëve të qytetit,
do t
ë kuptonja jetën djaloshare
dhe t
ë gjithë do të vështronin atë dhe mua;
q
ë të dy qënkan të bukur, do të thoshin.

Më së fundi le t’isha
s
ë paku një lule e egër,
midis rrug
ës dhe gurëve
pa kujdesin e t
ë tjerëve.
Nj
ë ditë do të shtypesha prej ndonjë këmbe njeriu,
nj
ë burrë ose grua… e di por s’ka gjë,
nj
ë lule të isha dhe jo njeri.

Back to top button