Shumë raste të COVID-19 mendohet të jenë të butë, por individët e infektuar me pak ose aspak simptoma të raportuara janë gjithësesi ngjitës dhe në gjendje ta përhapin virusin. Plus, virusi ka një periudhë të gjatë inkubacioni, që do të thotë shumë nuk do të shfaqin simptoma për ditë të tëra, pas infeksionit. Së bashku, këta dy faktorë rezultojnë në shumë njerëz të infektuar që po përhapin virusin pa e ditur. Këta janë bartësit asimptomatikë, dhe ata janë një nga arsyet që përhapja e sëmundjes ka qenë aq e vështirë për t’u kontrolluar.
Edhe kur nuk ka një pandemi, shumë njerëz transmetojnë virusin teksa ndjekin jetën e tyre të përditshme. Në një studim për vitin 2018, studiuesit nga Shkollës së Shëndetit Publik Mailman në Universitetin Columbias pyetën njerëzit që ndodheshin në një atraksion turistik në Nju Jork, në lidhje me mënyrën sesi po ndjeheshin dhe u morën tampon në hundë. Nga ata që testuan pozitivë për infeksione virale si rinovirusi njerëzor dhe gripi, rreth 65 deri 97 përqind nuk tregonin ndonjë simptomë. Rreth 7 përqind e tyre po transmetonin një prej viruseve.
Në një studim të botuar në revistën Science në Mars, një ekip tjetër zbuloi se përpara se Kina të miratonte kufizimet e udhëtimit në 23 janar, 86 përqind e rasteve të COVID-19 ishin të padokumentuara, dhe ato infeksione të padokumentuara ishin burimi i 79 përqind të rasteve të dokumentuara.
Ka të ngjarë të ketë një lidhje midis ashpërsisë së simptomave dhe sasisë së virusit që trupi juaj po transmeton, thotë Jeffrey Shaman, drejtor i programit të klimës dhe shëndetit në Shkollën e Shëndetit Publik Mailman dhe autor i studimeve të vitit 2020 dhe 2018. Eshtë e arsyeshme që nëse një person është më i sëmurë dhe kollitet më shumë, për shembull, ata mund të përhapin më shumë viruse në komunitet dhe mund të jenë më ngjitës. Por për shkak të sasisë së madhe të njerëzve me raste të padokumentuara të COVID-19, ata njerëz bënë pjesën më të madhe të transmetimit, thonë shkencëtarët. / bota.al