Tjetër tragjedi në kanalin e Sicilisë: një anije me afro 700 imigrantë është përmbysur gjatë natës së djeshme rreth 60 milje në veri të Libisë. Një anije e ndodhur në zonë ka mundur të shpëtojë vetëm 28 vetë. Ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme operacioni i shpëtimit, i koordinuar nga roja bregdetare italiane, por deri në këto momente janë mundur të gjenden vetëm 24 kufoma.
Sipas informacioneve të parë, nga peshkarexha ishte lëshuar gjatë natës një sinjal për ndihmë në qendrën kombëtare të operacioneve të shpëtimit të ROjës Bregdetare, duke qenë se ishte referuar që anija me 700 imigrantë në bord kishte vështirësi në lundrim.
Salla operative i ka kërkuar një anije tregtare portugeze që ndodhej në afërsi të mjetit në vështirësi, që të shkonte në ndihmë. Marinarët e anijes portugeze kanë parë peshkarexhën të përmbyset. Ndërkohë nisën menjëherë operacionet e shpëtimit,q ë mundësuan shpëtimin e 28 personave.
Mësohet se, me të parë anijen portugeze, imigrantët kanë nxitur menjëherë nga njëra anë e peshkarexhës, duke shkaktuar përmbysjen e saj. Në zonë më pas kanë shkuar edhe mjete të tjerë në kërkim të të mbijetuarve të mundshëm.