Kupa Presidenciale e Golfit këtë vit ka patur nderin të ketë si mysafirë tre ish presidentë amerikanë, në ceremoninë e inaugurimit: Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton. Eshtë hera e parë që nga lindja e turneut, në 1994. Dhe të dielën në Nju Xhersi, mund të vijë dhe Donald Trampi.
Të gjithë presidentët amerikanë janë ftuar për të qenë president nderi i turneut, kur zhvillohet në SHBA, dhe të gjithë kanë pranuar. Klinton ka qenë i vetmi që ka ndjekur të gjitha garat, në 2000. Organizata po përgatitet për një vizitë të Trampit, edhe pse nuk është konfirmuar ende.