HistoriMAIN

Udhëtimi i të “mallkuarve”: Historia e trishtë e hebrenjve, që u refuzuan nga të gjithënë prag të Holokaustit

Më 13 majin e vitit 1939, 937 njerëz – kryesisht hebrenj – hipën në anijen luksozeSS St. Louis, për t’iu larguar persekutimit në Gjermaninë naziste. Në fillim anija do të shkonte në Kubë, ku pasagjerët do të prisnin të merrnin vizat për të hyrë më pas në Shtetet e Bashkuara. Por shumë prej tyre nuk ia dolën dot. Pasi iu refuzua azili në Kubë, anija e refugjatëve u detyrua që të kthehej sërish në Evropë. Nga frika se çfarë do të ndodhte nëse riktheheshin në Gjermani, pasagjerët iu lutën për azil Britanisë së Madhe, Francës, Holandës dhe Belgjikës. Edhe pse këto vende ranë përfundimisht dakord të pranonin pasagjerët, shumë prej tyre nuk arritën të shpëtonin veten gjatë Holokaustit.

Gjatë 2 ditëve në nëntorin e vitit 1938, rreth 100 hebrenj gjermanë humbën jetën në një ngjarje që besohet gjerësisht se simbolizon fillimin e Holokaustit. E njohur si Kristallnacht, ose Nata e Xhamave të Thyer”, për shkak të xhamave të thyera në dyqanet, sinagogat dhe shtëpitë e hebrenjve, ajo mbrëmje e vandalizmit të nazistëve, i bindi shumë hebrenj gjermanë se ishte koha për t’u larguar nga vendi.

Amerika ishte veçanërisht tërheqëse për ta, për shkak të distancës së madhe nga Evropa. Porlista e pritjes për marrjen e vizave amerikane ishte tepër e gjatë, dhe kuota e Shteteve të Bashkuara për emigrantët gjermano-austriakë vetëm 27.370 – u mbush shumë shpejt.Nga frika se nuk do të mund të mbijetonin dot në Gjermani, mbi 900 njerëz, shumica prej tyre hebrenj gjermanë, vendosën të përpiqen të hynin gjithsesi në SHBA. Ata hipën në anijen luksoze SS St.Louis”. Mjerisht, gjërat nuk shkuan sipas planit. Ashtu si pjesa tjetër e botës, Kuba ishte rrënuar nga Depresioni i Madh.

Vendi ishullor kishte pranuar tashmë rreth 2.500 refugjatë të tjerë hebrenj, një vendim që nuk ishte marrë vesh nga shumë qytetarë kubanë. Prandaj pranimi edhe i 900 refugjatëve të tjerë, do të ishte shumë problematik.

Përplasjet e brendshme në qeverinë kubane, vetëm sa e zvarritën më tej këtë çështje, sidomos pasi u zbulua se Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Kubane të Emigracionit, Manual Benitez Gonzalez, u kishte shitur leje të paligjshme atyre që shpresonin të zbarkonin në Kubë.

Në fund, u lejuan vetëm 28 pasagjerë nga kjo anije:22 hebrenj me viza të vlefshme amerikane, 4 shtetas spanjollë dhe 2 kubanë. U pranua edhe një pasagjer tjetër, por vetëm pasi tentoi vetëvrasjen, pas së cilës u dërgua me urgjencë në spitalin e Havanës. Pjesa tjetër u dëbua me shpresën se do të gjente strehë në Majemi.

Kur ishin pranë qytetit, kapiteni gjerman i anijes Shrëder kontaktoi zyrtarët amerikanë duke kërkuar leje për tu ankoruar në Florida. Madje disa pasagjerë iu drejtuan drejtpërdrejt presidentit Frenklin D.Ruzsvelt me një letër, por apeli i tyre mbeti pa përgjigje.

Komiteti i Përbashkët i Shpërndarjes së Emigrantëve Hebrenj (JDC) u përfshi në negociata. Pas ditësh në bord mbërriti një telegram nga Departamenti i Shtetit. Ai thoshte se pasagjerët duhet të presin radhën e tyre në listën e pritjes, të kualifikohen dhe të marrin viza para se të pranohen në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që po prisnin prej javësh, kushtet në anije nuk ishin të tmerrshme. Shrëder e kishte urdhëruar ekuipazhin e tij që ti trajtonte pasagjerët me mirësjellje, duke dashur tu ofronte atyre një përvojë më të mirë nga sa kishin njohur në Gjermani. Brenda anijes kishte një sallëkërcimi dhe një kinema, dhe shërbeheshin vakte të rregullta ushqimesh të shumëllojshme.

Kapiteni i lejoi pasagjerët hebrenj të mbanin lutjet tradicionale të së premtes mbrëma, duke i dhënë leje që të hiqnin portretin e Hitlerit të varur në sallën e ngrënies. I dëshpëruar për të shpëtuar pasagjerët e tij, Shrëder mendoi gjithsesi të ankorohej në Florida, por anijet amerikane i penguan.

Duke mos pasur asnjë bend se ku të shkonte, anija St.Louis” nisi rrugën e rikthimit për nëEvropë. Komiteti nisi negociatat me vende të tjera evropiane. Pasi rikthimi i hebrenjve nëGjermani nuk ishte një opsion. JDC vendosi si garanci shumën prej 500.000 dollarësh (500 dollarë për refugjat) për ta bërë marrëveshjen të realizueshme, dhe për të mbuluar kostot, në mënyrë që kur anija të arrinte sërish në Evropë në qershorin e vitit 1939, të lejohej tëankorohej në portin e Antverpit në Belgjikë.

Në fund, Britania e Madhe pranoi 288 refugjatë; Holanda 181; Belgjika 214; dhe Franca 224. 87 nga refugjatët e anijes arritën të transferoheshin me sukses në Amerikë, përpara se Gjermania të pushtonte Evropën Perëndimore në majin e vitit 1940. Megjithatë, 532 pasagjerë u bllokuan në vendet e pushtuara nga gjermanët. Prej tyre, vetëm 278 i mbijetuan Holokaustit. 254 të tjerët u vranë nga nazistët. / All that is interesting – Bota.al

Back to top button