BE mbetet e gatshme të marrë masat e duhura në rast se vazhdojnë luftimet dhe zhvillime të tjerë negativë në shkelje të marrëveshjes së Minskut”. Këtë deklaratë e ka bërë Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. BE kërkon edhe akses të menjëhershëm për misionin e monitorimit të OSCE si dhe një rrugëkalim të sigurtë për të gjithë ata që duhet të largohen nga zona. Por duke patur parasysh historinë e derisotme dhe përcarjet që ekzistojnë brenda BE, si dhe faktin që Unioni duket i përcarë sa i përket qasjes ndaj Putinit, a e beson ndokush këtë deklaratë?
bota.al