Enciklopedike

Ushtria e terrakotave lindi nga një fiksim. Ja misteri…

terrakota

E përbërë nga më shumë se 8000 statuja argjile, ushtria e terrakotave u ndërtua në shekullin II p.e.s. sipas dëshirës së perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang (i njëjti që nisi ndërtimin e Murit të Madh), me qëllim që ta ruante në gjumin e përjetshëm. Ushtritë e terrakotave u vendosën në fakt në afërsi të mauzoleumit të tij, me detyrën që të mbanin larg shpirtërat e këqinj. Ky shqetësim i madh për periudhën e pasvdekjes ishte në fakt pasojë e një fiksimi të perandorit: tanatofobia, ose frika konstante nga vdekja dhe cdo gjë që është e lidhur me të.
Kur ishte ende gjallë, për t’iu shpëtuar vrasësve inekzistentë, perandori ndërronte vazhdimisht dhomën në pallatin e tij shumë të madh, duke mos fjetur asnjëherë dy herë radhazi në të njëjtin shtrat. E gjitha në pritje që shkencëtarët e oborrit t’i përgatisnin një eliksir të jetëgjatësisë. Natyrisht që nuk ndodhi. Atëherë, për të garantuar të paktën një përjetësi të qetë, perandori urdhëroi krijimin e ushtrisë origjinale, e cila përmbante edhe karroca dhe kuaj argjile dhe që sot është Trashëgimi e Njerëzimit e mbrojtur nga Unesco. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button