Horizonti.al

Vdekja e Leninit, haremi i Sulltanit, dhe fakte të tjera të çuditshme historike

Screen Shot 2015-07-20 at 11.04.10

1. Xhon Uintrop, prezantoi për herë të parë pirunin në tryezë, gjatë një darke amerikane në 25 qershor 1630.

2. Udhëheqësi bolshevik rus Lenini, vdiq në 21 janar të vitit 1924. Ai vuante nga një çrregullim degjenerativ i trurit. Në momentin e vdekjes, truri i tij ishte sa një e katërta e madhësisë normale.

3. Nëna e ish-kryeministrit legjendar britanik Uinston Çërçill, ishte me prejardhje nga Indianët e Kuq.

4. Gjatë shekullit XVII-të, Sulltani i Turqisë urdhëroi që të gjitha gratë e haremit të tij të mbyten, dhe të ndërtohej një harem i ri.

5. Kryeministri liberal britanik, Uilliam Gladstoun, u lind në 29 dhjetor 1809. Me sa duket, si pasojë e impulseve të forta puritane, ai mbante një koleksion kamxhikësh në bodrumin e tij, me të cilët e ndëshkonte veten rregullisht.

6. Shën Nikola, Ati origjinal i Krishtlindjeve, është Shenjti mbrojtës i hajdutëve, virgjëreshave dhe komunistëve në Rusi.

7. Katërmbëdhjetë milionë njerëz u vranë në Luftën e Parë Botërore, njëzet milionë vdiqën në epideminë e gripit në vitin që pasoi.

8. Në shekullin XVII-të një banor i Bostonit u dënua me dy orë punë publike, për sjellje të pahijshme. Krimi i tij, ishte puthja e gruas në një vend publik një ditë të djele.

9. Gjatë Kryqëzatave në Mesjetë, transportimi i trupave jashtë betejës për t’i varrosur, ishte një problem i madh. Ai u zgjidh duke përdorur një kazan të madh në ‘Luftërat e Shenjta’, duke zier trupat e viktimave dhe marrë me vete vetëm kockat.

10. Në Romën e lashtë urina përdorej për të larë rrobat./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button