Bota

Vdes themeluesi i Singaporit modern

Screen Shot 2015-03-23 at 2.50.53 PMThemeluesi dhe kryeministri i parë i Singaporit, Lee Kuan Yew vdiq në moshën 91 vjeçare, raporton AA. Zyra për marrëdhënie me publikun e qeverisë së Singaporit tha se Lee ndërroi jetë në spitalin ku ishte nën trajtim mjekësor për shkak të problemeve të frymëmarrjes nga 5 shkurti. Arkitekti i Singaporit modern, siç e quanin, Lee ishte me prejardhje nga Kina, ndërsa në krye të qeverisë ishte nga 1959 deri më 1990, ku brenda kësaj periudhe zhvilloi vendin në një njërin nga më të pasurit në botë. Në pozicione të ndryshme në qeveri mbeti deri në 2011, kur edhe u tërhoq nga skena politike. Ai studioi për drejtësi në Kembrixh dhe është themeluesi i Partisë së Lëvizjes Popullore në Singapor. Lee më 1965 solli pavarësinë e plotë të Singaporit, e cila deri atëherë ishte pjesë e territorit britanik dhe Malajzisë. Politika e tij ishte bazuar në arsim cilësor dhe investime në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese. Në Singapor ka sjellë lirinë e mendimit dhe aktivitetit të medias, por gjatë mandatit të tij ishte e ndaluar të përtypet çamçakëzi dhe njerëzit e zgjuar kanë qenë nën presion që të martohen dhe të lindin fëmijë të “zgjuar”. Populli i Singaporit, i cili këtë vit feston pesë dekada të pavarësisë, respekton dhe nderon jetën dhe veprën e Lee-s.

Leave a Reply

Back to top button