“Atje ku nuk ka më shpresë, nuk ka më as frikë”.
“Ai që mbretëron brenda vetes së tij dhe që i zotëron pasionet, dëshirat dhe frikërat, është më shumë se sa një mbret”.
“Vetmia ndonjëherë është shoqëria më e mirë”
“Fëmijëria është ajo që e tregon realisht një person. Ashtu siç mëngjesi tregon edhe ecurinë e ditës”.
“Ai që shkatërron një libër të mirë, realisht vret me duart e veta arsyen”.
“Të jesh i verbër nuk është diçka e mjerueshme. Të mos jesh në gjendje ta durosh verbërinë, është njëmjerim i vërtetë”.
“Nga ana biokimike, dashuria është njësoj si të hash sasi të mëdha çokollatash”.
“Vetmia është gjëja e parë që Zoti vetë e konsideroi si jo të mirë”.
“Nuk mund ta mohoj se falja më e mirë kundër akuzuesve të rremë, është heshtja dhe vuajtja. Veprat e ndershme ndonjëherë mbyten prej fjalëve të pandershme”.
“Pafajësia në momentin që humbet, nuk mund të rifitohet sërish. Errësira, në momentin që fitohet, nuk mund të humbasë kurrë”.