Speciale

Vijat ndarëse midis Riadit dhe Teheranit

vija

Me 14 korrik, pas dy vitesh negociata, është nënshkruar marrëveshja lidhur me bërthamoren iraniane. Një prej pikave kyçe të politikës së jashtme të administratës së dytë Obama, rapprochment me Iranin, risjell Republikën Islamike në skenën ndërkombëtare dhe sidomos në atë të Lindjes së Mesme. Nuk është aspak mister që të parët që e kanë ndjerë janë sauditët.

Raportet midis Iranit dhe Arabisë Saudite kanë qenë gjithmonë raporte rivaliteti, në mos kundërvënieje në kuptimin e vërtetë të fjalës, si në kohën e luftës Iran – Irak. Kur Saddam Hussein pushtoi Iranin në vitin 1980, Riadi I dha mbështetje financiare dhe politike Irakut. Sauditëve nuk u interesonte se kush qenë agresorët dhe kush të sulmuarit apo se Irani dhe Iraku qenë të dy vende islamike. Ishte në zhvillim një luftë midis një vendi arab dhe një vendi joarab dhe kjo mjaftoi që t’i bënte të ndërhynin. Në atë kohë gjilpëra e ekuilibrit rajonal lëkundet në favor të Saddam Hussein. Nga ana e tij, në vetëdijen se ishte i vetëm në një rajon të dominuar nga arabët sunitë, Irani ka kërkuar të kultivojë miq midis vendeve arabe…

[real3dflipbook id=”649″]


Leave a Reply

Back to top button