HistoriHorizonti.al

Vitold Pilecki iku nga Aushvici, pasi hyri vullnetarisht në kamp

Seria: Njerëzit pak të njohur në histori, por që e ndryshuan mënyrën se si jetojmë çdo ditë

Vitold Pilecki, ishte një pjesëtar i rregjimentit të kalorësve në ushtrinë polake. Pasi i shpëtoi kapjes nga gjermanët në vitin 1939, ai iu bashkua rezistencës polake në ilegalitet. Kur rezistenca nisi të shqetësohej, mbi atë që po ndodhet në Aushvic, Pilecki u lejua vullnetarisht të kapej dhe dërgohej në kamp, prej nga ​​ku ai mblodhi informacione mbi natyrën e vërtetë të operacioneve atje.

Më pas në mënyrë të pabesueshme u arratis prej andej, duke iu dhënë detajet të plota drejtuesve të rezistencës, mbi tmerret që ndodhnin në kampin e shfarosjes. Pilecki luftoi më vonë në Kryengritjen e Varshavës, u kap sërish rob, dhe e kaloi pjesën tjetër të luftës në kampet e të burgosurve të luftës.

Pas luftës ai mbeti në Poloni nën regjimin komunist, ku zbuloi prova të krimeve të sovjetikëve të kryera në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1948 sovjetikët e akuzuan për tradhëti, zhvilluan një gjyq farsë, dhe e ekzekutuan me vdekje. / bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close