Ekonomi

“Volkswagen” dhe emri i Gjermanisë në botë

Prej dy vjetësh, sipas anketimit të BBC, Gjermania zë vendin e parë në vendet më të preferuara në botë. Prestigji i Gjermanisë në botë nuk pritet të dëmtohet nga skandali i Volkswagenit. Kjo mund të ndodhë vetëm sikur…

Screen Shot 2015-09-26 at 10.22.42

Gjermania ka qenë në vëmendjen e opinionit publik botëror shumë kohë përpara se kur qeveria gjermane vendosi të pranojë në vend dhjetëra mijëra refugjatë sirianë dhe të merrte për këtë duartrokitje ndërkombëtare. Që prej dy vjetësh, sipas një anketimi të BBC, Gjermania zë vendin e parë në vendet më të preferuara në botë. Në indeksin më të fundit Anholt-GfK, i cili vlerëson 50 kombe përsa i përket prestigjit të tyre në botë, Gjermania i ka spostuar SHBA nga vendi i parë.

Emri i Volkswagenit pritet të dëmtohet nga mashtrimi në shkallë të gjerë me vlerat e tymit të shkarkuar nga automjetet. Por nga kjo nuk pritet të dëmtohet emri i Gjermanisë në përgjithësi, beson Simon Anholt, themelues dhe botues i Indeksit të vendeve- Anholt-GfK-Roper.

Imazhi i Gjermanisë si “pjesë e kulturës botërore”

“Unë besoj se dy prej 50 doktrinave më të rëndësishme të njerëzimit janë”, thotë Anholt, “1. përfytyrimi se Gjermania është mike e ambientit dhe 2. që Gjermania harton rregulla dhe u përmbahet atyre…Kjo është pjesë e kulturës botërore.”

“Gjermania perceptohet që ka një rol drejtues në politikën ndaj ambientit dhe industria e saj automobilistike bën pjesë këtu”, plotëson Michael Mehling, drejtues i Qendrës për Kërkimet Energjetike dhe të Ambientit në Massachusetts Institute of Technology në SHBA. “Druhem se kjo do të ndikojë në perceptimin për industrinë gjermane, e cila deri tani në SHBA dhe në të gjithë botën gëzon një emër shumë të mirë.”

“Gjermania është një histori e tillë suksesi!”, shprehet dakord Nancy Snow, që punon si eksperte për Markën në Tokio. Ajo druhet se skandali i VW do të ketë pasoja negative për vendin. Në Japoni Gjermania konsiderohet model.

Firma nuk është e barabartë me vendin

Por Anolt beson se rreziku është i vogël, që skandali dhe një dëm i mundshëm imazhi për Volkswagenin të përcillet automatikisht më tej tek të tjerët. Njerëzit në SHBA, shton ai, janë në gjendje shumë mirë që të dallojnë midis sjelljes dhe imazhit të një sipërmarrjeje dhe vendit, prej të cilit vjen sipërmarrja.

Prandaj njerëzit nuk vendosin lidhje midis p.sh. firmave dhe shtetit të tyre të origjinës – përkundrazi: ata i vendosin ato përballë njëra tjetrës, duke e parë sjelljen e Volkswagenit jo në përputhje me emrin e Gjermanisë si vend që respekton ambientin dhe me qytetarë plot respekt për ligjin, thotë Arnholt.

Rasti Toyota nuk e dobësoi prestigjin e Japonisë

Rivali më i rëndësishëm në botë i Volkswagenit, Toyota pësoi një dëmtim të ngjashëm të imazhit, kur japonezët u detyruan në një aksion gjigant të tërhiqnin në SHBA nga qarkullimi miliona automjete e t’i riparonin, për shkak të rreziqeve të sigurisë. “Emri i Japonisë nuk u prek fare nga kjo”, thotë Anholt. Praktikisht është e pamundur të prishësh shpejt një imazh të tillë si Gjermanisë, të ndërtuar në mënyrë solide. Kjo mund të ndodhte vetëm po të rezultonte se çdo ndërtues gjerman i automjeteve ka bërë truke në vlerat e deklaruara të tymrave që shkarkon automjeti, në një kohë kur të gjitha kombet e tjera që ndërtojnë automjete janë treguar të ndershme.

Linku: http://www.dw.com/sq/vw-dhe-emri-i-gjermanis%C3%AB-n%C3%AB-bot%C3%AB/a-18742300

Leave a Reply

Back to top button