HistoriMAIN

Vrasja e Xhon Kenedit, gazetarit britanik iu kërkua të lajmëronte ambasadën amerikane 25 minuta para ngjarjes

Në një moment që tronditi botën, presidenti amerikan Xhon F.Kenedi u vra teksa ishte në një vizite zyrtarë Dallas më 22 nëntor 1963. Ajo ngjarje e rëndë tërheq ende interesin e madh të historianëve, profesionistë dhe amatorë, të cilët kanë pritur me durim për deklasifikimin e dokumenteve tepër sekrete rreth tragjedisë. Më në fund, në vitin 2017, disa nga këto dokumente u publikuan, dhe zbuluan se një gazetar britanik ishte informuar 25 minuta para atentatit.

Dokumentet e vitit 2017

Gjatë presidencës së tij, Donald Trump autorizoi deklasifikimin dhe publikimin e më shumë se 2800 dokumenteve, që më parë mbaheshin sekret, bazuar në Aktin e Mbledhjes së Dokumenteve mbi Vrasjen e Xhon F.Kenedit të miratuar në vitin 1992.

Ai urdhëronte që i gjithë koleksioni i dokumenteve të vendosej në Arkivin Kombëtar, dhe që të gjitha dokumentet që ruheshin, të viheshin në dispozicion të publikut jo më vonë se data 26 tetor 2017. Në fakt pati shumë dokumente, të cilat në momentin e fundit Trump i ndaloi që të publikoheshin.

Ato u mbajtën sekret me kërkesë të FBI-së dhe CIA-s, të cilat kishin shqetësime për sigurinë kombëtare nëse ato bëheshin publike. Megjithatë, shumë informacione të reja dolën në dritë pas publikimit të dokumenteve të publikuara, shumica e të cilave i përkasin atij që u cilësua siautori kryesor i vrasjes Li Harvi Osvald. Zbulime të tjera dokumentesh, përshkruajnë nëdetaje operacione të ndryshme të Luftës së Ftohtë, informacione mbi Bashkimin Sovjetik dhe shënime mbi aktivitetet e spiunazhit.

Një telefonatë anonime

Tek ato dokumente përfshihej një memo e agjentit të CIA-s Xhejms Engëllton drejtuar drejtorit të FBI-së J.Edgar Huver. Sipas tij, shërbimi sekrete britanik MI5 raportoi për një telefonatë anonime që iu bë një gazetari të njohur të gazetës Cambridge Neës”, të cilit iu tha t’i telefononte urgjentisht ambasadës amerikane në Londër për disa lajme të mëdha.

Engëllton theksonte se bazuar në llogaritjet e MI5, telefonata ishte bërë 25 minuta para vrasjes së Xhon Kenedit. Në shkresën që mban datën 26 nëntor 1963 thuhet:“Pasi u njoftuapër vdekjen e presidentit, gazetari njoftoi për telefonatën anonime policinë e Kembrixhit, dhe kjo e fundit vuri në dijen MI5.

Një detaj i rëndësishëm është se sipas përllogaritjeve të MI5, telefonata ndodhi rreth 25 minuta para se të qëllohej presidenti. Gazetari britanik nuk kishte marrë kurrë një telefonatë të tillë më parë, dhe MI5 deklaron se ai njihet për ta si një person me shëndet mendor normal,dhe një besnik ndaj vendit të tij.

Ndoshta një detaj edhe më i çuditshëm është fakti se MI5 mori raporte të shumta për atë që po ndodhte nga mbarë Mbretëria e Bashkuar, diçka që Engëllton mendonte se kishte nevojë për hetime të mëtejshme. Majkëll Idoues, një avokat që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke hulumtuar mbi këtë atentat, thotë se ka shumë të ngjarë që telefonuesi anonim të ishte një agjent sovjetik i quajtur Albert Osborn. Ai besonte se ky agjent ishte miqësuar me Osvald disa muaj para vdekjes së Kenedit, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

Dokumente të reja të deklasifikuara

Këtë muaj, presidenti aktual Xho Bajden ka publikuar dokumente të tjera rreth vrasjes Xhon Kenedit. 173 skedarë u ngarkuan në internet, dhe kjo do të thotë se mbi 97 për qind e koleksionit të Arkivave Kombëtare është tani në dispozicion të publikut.

Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve u publikuan më parë në një formë të redaktuar, por tani janë të disponueshme në formën e tyre të plotë. Ashtu si Trump vite më parë, Bajdenurdhëroi që disa dokumente të mbeten sekrete deri në qershorin e vitit 2023 për tu siguruar që ato të mos shkaktojnë një dëm të identifikueshëm.

Edhe pse nuk pritet të ketë ndonjë zbulim të madh në lidhje me atentatin, një nga dokumentet ka treguar tashmë se presidenti i Meksikës, luajti një rol të rëndësishëm në përgjimin e fshehtë të ambasadës sovjetike në Meksiko. / The Vintage News – Bota.al

Back to top button