Bota

Vret shokun e shkollës dhe bën selfie me kufomën

Ka ndodhur në Pensilvani. 16-vjecari u arrestua dhe do të gjykohet si i rritur

Screen Shot 2015-02-09 at 21.05.58Maxwell Morton, 16 vjec i arrestuar nën akuzën e vrasjes pas vdekjes së Ryan Mangan, shoku i tij i shkollës. Pas vrasjes, ka bërë një selfie (autoportret) bashkë me kufomën dhe e ka publikuar në Selfie Snapchat.
E gjithë kjo ka ndodhur në Zhanet të Pensilvanisë, sic rrëfehet nga Daily Mirror. Ryan Mangan u gjet i vdekur në banesën e tij. Fillimisht i riu e ka mohuar autorësinë, duke parë që fotografitë vetëeleminohen në Snapchat pak sekonda pas publikimit. Por kur policët gjetën në shtëpinë e tij një pistoletë 9mm të fshehur nën shkallët e bodrumit, ai u rrëfye dhe si pasojë u arrestua. Për shkak të brutalitetit të krimit, do të gjykohet si i rritur për vrasje të shkallës së parë.

Leave a Reply

Back to top button