MagazineMAIN

Yuval Harari: Pse e vërteta fundoset në oqeanin e informacionit

Ja se si e sheh betejën mes të vërtetës dhe trillimeve, historiani dhe filozofi izraelit Yuval Harari në një intervistë për podkastin e Kara Swisher:

“Shumica e informacioniz nuk është e vërteta. E vërteta është një nëngrup shumë i vogël i të gjithë informacionit në botë. E vërteta është, para së gjithash, e kushtueshme.

Nëse do të shkruash një rrëfim të vërtetë për diçka, duhet të hulumtosh, duhet të grumbullosh prova, të kontrollosh faktet, të analizosh. Kjo është shumë e kushtueshme për sa i përket kohës, parave dhe përpjekjeve. Trillimi është shumë i lirë.

Thjesht shkruan gjërat e para që të vijnë në mendje. Gjithashtu, e vërteta është shpesh shumë e ndërlikuar sepse realiteti është i ndërlikuar. Ndërsa trillimi mund të bëhet i thjeshtë sa të duash.

Dhe njerëzit preferojnë histori zakonisht të thjeshta. Dhe e fundit, e vërteta mund të jetë e dhimbshme, qoftë e vërteta për mua personalisht, për marrëdhëniet e mia, për atë që u kam bërë njerëzve të tjerë, për veten time, apo kombe apo kultura të tëra. Ndërsa trillimin mund ta bësh sa të duash tërheqës, apo miklues.

Pra, në këtë garë midis së vërtetës dhe trillimit dhe fantazisë, e vërteta është në një disavantazh të madh.

Ti thjesht mund ta përmbytësh botën me informacione.

Shumica e informacioneve nuk do të jenë të vërteta. Dhe në këtë oqean informacioni, nëse nuk i jep të vërtetës një ndihmë, një avantazh, e vërteta tenton të fundoset. Dhe e kemi parë të përsëritet gjatë historisë, sa herë që njerëzit shpikin një teknologji të re informacioni”. / bota.al

Back to top button