Enciklopedike

Zbulohet origjina e vërtetë e murtajës së zezë.

Murtaja e ka dënuar njerëzimin për një kohë shumë më të gjatë nga sa ishim në dijeni.

                                               

Mbetjet e zbuluara të dy viktimave të murtajës në Mikhaylovka, Rusi.

Është ndoshta infeksioni më famëkeq vdekjeprurës në gjithë  historinë e njerëzimit, por me sa duket shkencëtarët janë gabuar kur kanë përcaktuar origjinën e tij.

Kur “vdekja e zezë“, që besohet të jetë shkaktuar nga mutaja, goditi Evropën në vitet 1340, ajo mori afërsisht 25 milionë jetë njerzish, pastaj 60%  të popullsisë së përgjithshme të kontinentit. Sëmundja shumë e njohur, në të vërtetë ka bërë kërdinë mbi njerëzimin për rreth 2000 vjet përpara asaj pike kohore, për të cilën shkencëtarët mendonin se ishte vetëm fillimi.

 

Ky zbulim i ri tregon se ekspertët, në fakt, kanë qenë rreth 1.000 vjet larg në vlerësimet e tyre në lidhje me moshën e sëmundjes.

“Në kundërshtim me studimet e mëparshme, ne kemi gjetur dëshmi se murtaja ka qenë e pranishme për njerëzit për të paktën 4,000 vjet,” tha Maria Spyrou për Inverse.”

 

“Kohët  e fundit kemi  kuptuar se Epoka e Bronzit ishte një periudhë e qarkullimit masiv të popullsisë në Euroazi”, tha Spyrou. “Dhe lëvizjet njerëzore gjatë kësaj kohe mund ta kenë lehtësuar përhapjen e sëmundjes infektive”.

Një pikturë belge e shekullit të 14-të, e cila përshkruan qytetarët që varrosnin viktimat e murtajës.

Shtatë raste të sëmundjes  janë raportuar  në SHBA, ndërsa në disa rajone në Afrikë janë njoftuar më shumë se 1,000 raste të raportuara vetëm gjatë dekadës së fundit. Natyrisht, këto shifra janë shumë të vogla në krahasim me dhjetëra miliona që u vranë gjatë shpërthimit të shekullit të gjashtë në Perandorinë Romake Lindore, shpërthimin e po kësaj sëmundje  vdekjeprurëse të Evropës mesjetare dhe murtajës në Kinë dhe Indi në fund të shekullit të 19-të.

 

Në secilën prej këtyre rasteve, mendohet se murtaja është transmetuar fillimisht tek njerëzit nga pleshtat dhe minjtë. Në momentet e para të infektimit, njerëzit do të përjetonin një numër simptomash që  përfshinin ethe, të vjella, dhe gjakderdhje nën lëkurë para se i sëmuri t’i dorëzohej vdekjes, gjë që 30% të rasteve ndodhte  brenda dhjetë ditëve./Bota.al

 

 

Leave a Reply

Back to top button