Bota

Zërat për grusht shteti në Kremlin, mes spiunëve “hije” dhe forcave çeçene

Në faqen e të përditshmes britanike janë publikuar edhe pamje të një serie kamionësh të parkuar jashtë Kremlinit. Pamje që kanë nxitur zëra të rinj në lidhje me një largim të afërt të presidentit rus. Pavarësisht se është rishfaqur në publik, nuk ndalen zërat e një grusht shteti të orkestruar nga shërbimet “hije” të Moskës dhe nga liderë çeçenë

Screen Shot 2015-03-16 at 20.39.44

Vazhdojnë këmbëngulës zërat për një grusht shteti. Pavarësisht se është rishfaqur në publik, vazhdon të qarkullojë versioni sipas të cilit Vladimir Putini është viktimë e një grushti shteti të orkestruar nga shërbimet “hije” të Moskës dhe nga liderët çeçenë.

MIsteri i “zhdukjes” së presidentit rus, që pas 11 ditësh mungesë nga skena publike është rishfaqur sot në një takim në Shën Petërsburg, vazhdon të nxisë zërat për një komplot të mundshëm.

Takimi i fundit zyrtar kish qenë ai me Kryeministrin italian, Matteo Renzi në 5 mars. Më pas, asgjë. Teza e komplotit pasurohet prej pozicionit të presidentit të komitetit islamik rus, Geydar Dzhemal, sipas të cilit “Putini është gjallë por i neutralizuar” nga ata që i quan shërbime hije të Moskës, të cilët sipas tij kanë kryer një grusht shteti të organizuar nga ish kreu i shërbimeve të fshehtë (FSB), Nikolai Patrushev. “Sipas informacioneve që unë kam, ka pohuar Dzhemali, janë që Patrushevi ka takuar liderin çeçen Ramzan Kadyrov në 11 mars në Pyatigorsk”.

Në faqen e të përditshmes britanike janë publikuar edhe pamje të një serie kamionësh të parkuar jashtë Kremlinit. Pamje që kanë nxitur zëra të rinj në lidhje me një largim të afërt të presidentit rus. Sipas disa blogger-ave, situata të kujton arratinë e presidentit ukrainas Yanukovich. E vetmja gjë e sigurtë është që për një politikan si Putini, i cili pëlqen të rrijë para kamerave, kjo mungesë nga jeta publike nuk është normale.

Leave a Reply

Back to top button