Mistere

Zgjidhet misteri i mumjes që bërtet

Ndërsa shumë mumje egjiptiane duken të qeta, të mbështjella me kujdes me fasha liri dhe të shoqëruara nga objekte dhe orendi, njëra bën përjashtim dhe që befason shkencëtarët për shprehjen e saj të tmerrshme të fytyrës. Tani, 3000 vjet nga vdekja e saj, studiuesit besojnë që më në fund e dinë se cili është dhe pse duket kaq i tmerruar. Egjiptologu dhe ish ministri i antikiteteve Zahi Hawass u shpreh për “Al-Ahram Weekly” që provat e ADN-së kanë vërtetuar se kjo mumie i përket princit Pentewere, i cili u dënua me vdekje, me varje për rolin e tij në vrasjen e të atit, Ramsesit të III që mbretëroi në shek XII para krishtit.

“Kjo mumje ishte e veçantë jo vetëm për shikimin agonik në fytyrë, por e gjetëm edhe të mbuluar me lëkurë deleje.” Sipas egjiptologut mbulimi me lëkurë deleje do të thotë që nuk ishte i pastër, kishte bërë diçka të keqe në jetë. Mumja nuk kishte një shënjues në varr që sipas zakonit do t’i jepte një rol në jetën e mëtejshme. Duart dhe këmbët ishin të lidhura dhe nuk i është nënshtruar një procesi të mumufikimit tradicional. Thjesht e kishin lënë të thahej në natron (përzierje e sodium karbonat dhe sodium bikarbonat) dhe i kanë hedhur pak recinë (substancë viskoze) në gojën e hapur – tha Al-Ahram Weekly. Megjithatë, mumja u gjet e varrosur me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Dy forca kanë vepruar mbi të: njëra për ta prishur dhe tjetra për ta ruajtur – tha për “The Sun”, Bon Brier, arkeolog në universitetin e Long Island që ekzaminoi trupin. – Për ndonjë arsye ka patur një përpjekje që të mos kishte jetë pas vdekjes dhe dikush tjetër kishte marrë mundimin dhe ishte kujdesur për jetën e tij pas së përtejmes. Mumja është e ekzpozuar në muzeun e Kajros, pjesë e një ekspozite të përkohshme të koleksioneve që nuk janë parë më parë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button