Motivuese

“Zoti nuk i vendos askujt në jetë sfida që nuk mundet t’i përballojë dot”

“Kimioterapia ta shpif, ama është e nevojshme. Të kurohesh apo të operohesh, nuk është diçka argëtuese. Nuk pendohem për asgjë, përkundrazi e kam përshirë gjithçka në këtë libër. Nuk është një libër mbi sëmundjen time, dhe as një libër mbi tumorin, është një histori mbi dashurinë dhe raportin e dashurisë me ankthin. Tumori është një ngjarje që thjesht kalon mes të dyjave.
Nuk më intereson të flas për sëmundjet në përgjithësi, aq më tepër për sëmundjen time në veçanti. Kjo gjëpër shumë arsye: prej frikës nga kurioziteti apo shqetësimi i të tjerëve, prej faktit që kur shërohesh ndërron faqe, si dhe prej mungesës së dëshirës për të folur mbi diçka që e ke kaluar. Kam kaluar njësëmundje serioze, por njëkohësisht edhe shumë të përhapur. Preken miliona femra, për të cilat shkon gjithë mbështetja ime”. – Daria Bignardi

Tumori është një nga sëmundjet më të rënda, për të cilat ende në ditët e sotme është duke u kërkuar njëtrajtim efektiv, por që nuk është zbuluar diçka për ta trajtuar në mënyrë përfundimtare. Ndërmjet kirurgjisë, radioterapisë dhe kimioterapisë, jeta e të prekurve me tumore të organeve të ndryshme bëhet tepër e vështirë. Sado të tregohen optimistë me personat që i rrethojnë, sërish përbrenda ndihen tëdemoralizuar dhe të pashpresë (kjo gjë mbështetet nga shumë studime të bëra në persona të tillë).

Nëse njeh të prekur nga tumore të ndryshme, mundohu të mos ia vësh në dukje sfidën që janë duke kaluar. Qëndroju pranë dhe motivoji, sepse nuk ka ndihmë më të madhe se diçka e tillë. Nuk është ndihmëvetëm aspekti monetar, ku mund t’u heqësh një nga shumë shpenzimet që kanë lidhur me trajtimin, por edhe motivimi se kanë për t’ia dalë mbanë. Bindi se çdokush që preket nga një sëmundje e tillë, ështëshumë i fortë dhe ka për t’ia dalë mbanë, pasi Zoti nuk i vendos askujt në jetë sfida që nuk mundet t’i përballojë dot.

Back to top button