Bota

A do paguaje 17 dollarë në muaj për facebook dhe Instagram?

Kush përdor Facebook dhe Instagram në 30 vende evropiane shumë shpejt do të kenë një zgjedhje:

Ata mund të bien dakord që të shohin reklama, të cilat Meta ua nxjerr në bazë të historikut të atyre që kanë parë online.

Ose mund të heqin qafe reklamat, nëse paguajnë 17 dollarë në muaj.

Për ata që paguajnë, Meta do të vazhdojë të mbledhë të dhëna: postet që pëlqejnë, faqet që vizitojnë, vendndodhjen, si dhe vlerësime për moshën, të ardhurat dhe hobet.

Pagesa duket të jetë mënyra e zgjuar (ose cinike e Meta) për të ofruar versionin me pagesë, që pak njerëz do e blejnë, për t’u mbyllur gojën rregullatorëve evropianë, që kanë shtrënguar rregullat për biznesin e Meta.

Ju jeni duke lëvizur nëpër faqen e Instagramit tani. A do të paguanit 17 dollarë në muaj për të hequr qafe reklamat që ju dalin?

Njerëzit në rreth 30 vende evropiane së shpejti do ta kenë këtë mundësi, teksa Meta prezanton një abonim të ri për të ndaluar reklamat në Facebook dhe Instagram.

Kompania do të vazhdojë të mbledhë mijëra të dhëna për ju, përdoruesit e saj – thjesht nuk do t’i përdorë ato të dhëna për t’ju ofruar reklama.

Jeni të interesuar?

Back to top button