Mistere

A e dini cili ishte sekreti i suksesit të Homo Sapiensëve?

A e dini cili ishte sekreti i suksesit të Homo Sapiensëve? Një përgjigje përpiqet ta japë Yuval Harari, në librin e tij, “Një histori e shkurtër e njerëzimit”:

“Cili ishte sekreti i suksesit të Sapiensëve? Si mundën të përhapen dhe vendosen kaq shpejt, në kaq shumë habitate të ndryshëm ekologjikisht dhe të largët? Si i shtynë drejt harresës, të gjithë speciet e tjera njerëzore? Përse as edhe Neandertalët e fortë nuk mundën të mbijetojnë? Përgjigja më e mundshme është pikërisht ajo që e bën debatin të mundshëm: Homo sapiensët e pushtuan botën, mbi të gjitha falë GJUHES së tyre unike.

Shfaqja e mënyrave të reja të të menduarit dhe komunikuarit, diku rreth 70 mijë dhe 30 mijë vjet më parë, përbën Revolucionin Konjitiv. Çfarë e shkaktoi?

Teoria që besohet më shumë është se mutacione gjenetike aksidentale ndryshuan ndërtimin e brendshëm të trurit të Homo Sapiensëve, duke u bërë të mundur të mendojnë në mënyra të paprecedenta dhe të komunikojnë duke përdorur një mënyrë krejt të re të gjuhës. Mund ta quajmë mutacioni i Pemës së DIjes.

Leave a Reply

Back to top button