Horizonti.al

A e fundosi JP Morgan Titanikun, për të eleminuar rivalët dhe krijuar Rezervën Federale?

Si ka mundësi, që financuesi dhe ndërtuesi i Titanikut, bashkë me mikun e tij më të ngushtë, anuluan udhëtimin në minutën e fundit? Si është e mundur që të gjithë kundërshtarët e krijimit të FED ishin në anije dhe nuk dolën gjallë? Si ka mundësi që autori i librit që parashikoi tragjedinë, vdiq i helmuar pak kohë më vonë? Misteret e një tragjedie

Screen Shot 2016-06-09 at 14.21.48

Kohët e fundit, një teori e re për fundosjen e Titanikut ka nisur të qarkullojë nëpër internet, por për të kuptuar se si mund të jetë e mundur fundosja e qëllimshme e Titanikut, duhet të kuptoni se çfarë ndodhte në atë kohë dhe përse disa pak njerëz do të rrezikonin kaq shumë, me qëllim që të krijonin një komplot të tillë. Në vitin 1898 ishte shkruajtur një libër me titull “Shkatërrimi i Titanit”, i cili ka shumë ngjashmëri mes historisë së krijuar dhe asaj që thuhet se ka ndodhur kur Titaniku u fundos në vitin 1912.

Ndërkohë që Morgan Robertson, autori i librit pretendon se nuk ishte një goditje mendjemprehtësie, por një kuptim i riskut të ajsbergëve në ata dete gjatë prillit, gjithësesi nuk është më pak trazuese të lexosh ngjashmëritë mes dy historive.

14 vjet pasi u botua libri, të njëjtat gjëra u lexuan në historinë zyrtare të fundosjes së Titanikut, kur anija goditi një ajsberg, nuk kishte varka shpëtimi të mjaftueshme, dhe shkaktoi vdekjen e mbi 1500 njerëzve.

Pak përpara se RMS Titanik të niste lundrimin, JP Morgan anuloi rezervimin e tij duke u ankuar se ishte i sëmurë. Të tjerë njerëz të pushtetshëm, që në atë kohë ishin kundër formimit të Rezervës Federale, në fakt hipën në anije dhe fatkeqësisht gjetën vdekjen.

Ndërkohë që të gjithë provat janë rreptësisht koincidencë, duket pakëz e çuditshme kur sheh se sa shumë gjëra shkuan keq, në të njëjtën kohë.

Sipas teorisë që po qarkullon, JP Morgan që financoi ndërtimin e anijes, u sigurua që ajo të mos mbërrinte asnjëherë në destinacion.

FAKT: JP Morgan financoi/ndërtoi Titanikun

FAKT: JP Morgan kishte rezervim por e anuloi udhëtimin në sekondën e fundit

FAKT: Miku i JP Morganit, Milton Hersey e anuloi gjithashtu në momentin e fundit dhe mbijetoi për të krijuar perandorinë e ushqimit Hersey

FAKT: Nuk kishte fishekzjarre të kuqe në bordin e anijes, për të sinjalizuar. Vetëm fishekzjarre të bardha që japin sinjal për një festë dhe që gjithcka është në rregull.

FAKT: Ishte e para anije e llojit të vet me aftësinë që të mbyllte elektromagnetikisht kuvertat, gjë që shkaktonte edhe kyçjen e njerëzve nën kuvertë

FAKT: Kapiteni Eduard Smith ishte një prej kapitenëve më të dekoruar të kohës së tij dhe do të ishte e pazakontë që të kishte shmangur masat paraprake

FAKT: Autori i librit u helmua dhe vdiq, disa vite pas fundosjes së Titanikut

FAKT: Rezerva Federale u themelua një vit më vonë

FAKT: Familja Astor ishte një prej familjeve më të pasura në botë dhe John Astor III ishte kundër Rezervës Federale.

John Jacob Astor IV, njeriu më i pasur në botë në atë kohë, një mik i Nikola Teslës ishte një kundërshtar i fortë i krijimit të Rezervës Federale. Astori e bëri pasurinë, pjesërisht, si ndërtues, investitor dhe shpikës. Të tjerë kundërshtarë të Rezervës Federale, si Benjamin Guggenheim dhe Isa Strauss, vdiqën gjithashtu në atë udhëtim.

A përdori JP Morgani ide nga libri?

Ka shumë ngjashmëri interesante mes “Shkatërrimit të titanit” dhe fundosjes së Titanikut:

Titaniku ishte 800 këmbë i gjatë ndërsa Titani 882

Titaniku udhëtoi 21 yje ndërsa Titani 25

Të dy anijet konsideroheshin të pafundosëshme

Të dyja kishin shumë më pak varka shpëtimi se sa nevojiteshin për 3000 personat në bord

Të dy ngjarjet ndodhën në prill

Të dyja u goditën anash nga një asjberg

Të dy anijet u fundosën duke vrarë shumë njerëz. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button