Nga Joseph S.Nye, JR
“Project Syndicate”
Pushtimi rus i Ukrainës dhe kërcënimet bërthamore ndaj Perëndimit, e kanë ringjallur debatinrreth armëve bërthamore. Vitin e kaluar, kur hyri në fuqi një traktat i Kombeve të Bashkuara për ndalimin e armëve të tilla, asnjë nga 9 shtetet e botës që zotërojnë aktualisht armë bërthamore nuk ishte në mesin e 86 vendeve nënshkruese.
Po si mund ta justifikojnë këto shtete, zotërimin e armëve që e vënë në rrezik gjithë njerëzimin? Kjo është një pyetje me vend, por ajo duhet të shtrohet krahas një pyetjejetjetër:nëse Shtetet e Bashkuara do të nënshkruanin traktatin, dhe do të shkatërronin arsenalin e tyre, a do të ishte ende në gjendje të pengonte agresionin e mëtejshëm rus në Evropë?
Nëse përgjigja është jo, atëherë duhet të kemi parasysh nëse lufta bërthamore është apo jo e pashmangshme. Dhe kjo e fundit nuk është një pyetje e re. Në vitin 1960, shkencëtari dhe romancieri britanik C.P.Snoë, arriti në përfundimin se lufta bërthamore brenda një dekade ishte “një siguri matematikore”.
Ky mund të ketë qenë një ekzagjerim i tij, por shumë njerëz besonin se parashikimi i Snow do të ishte i justifikuar, edhe nëse një luftë e tillë do të ndodhte brenda shekullit. Ata që e mbrojnë zhdukjen e armëve bërthamore, vërejnë shpesh se nëse e hedh një monedhë një herë, mundësia për të rënë “kokë” është 50 për qind.
Por nëse e hidhni 10 herë, mundësia për të rënë “kokë” të paktën një herë rritet në 99.9 për qind. Ndërkohë, një shans prej vetëm 1 për qind për luftë bërthamore 40 viteve gjatëardhshme, bëhet 99 për qind pas 8000 vjetësh. Herët a vonë, shanset do të kthehen kundër nesh.
Edhe nëse i çdo vit përgjysmojmë rreziqet, nuk mund të arrijmë asnjëherë në zero armë të tilla. Por metafora e hedhjes së monedhës, është mashtruese kur bëhet fjalë për armët bërthamore, pasi supozon ekzistencën e probabiliteteve të pavarura, në një kohë qëndërveprimet njerëzore janë më të ngjashme me hedhjen e zareve.
Ajo që ndodh gjatë një hedhje zaresh, mund të ndryshojë shanset në hedhjen tjetër. Në vitin 1963 pati një probabilitet më të ulët të luftës bërthamore, pasi vinte pas Krizës së Raketave Kubane, dhe sepse kishte pasur një probabilitet më të lartë në vitin 1962.
Forma e thjeshtë e ligjit të mesatareve, nuk vlen domosdoshmërisht për ndërveprimet komplekse njerëzore. Në parim, zgjedhjet e duhura njerëzore mund t’i zvogëlojnë gjasat e njëlufte të tillë. Mundësia e një lufte bërthamore, mbështetet në probabilitete të pavarura dhe të ndërvarura.
Një luftë bërthamor aksidentale, mund të përshtatet me modelin e hedhjes së monedhës, por luftëra të tilla janë të rralla, dhe çdo aksident mund të rezultojë i kufizuar. Për më tepër, nëse një konflikt aksidental mbetet i kufizuar, ai mund të shkaktojë veprime të ardhshme, të cilatdo ta kufizonin më tej probabilitetin e një lufte më të madhe.
Dhe sa më e gjatë të jetë kjo periudhë, aq më e madhe është edhe mundësia që gjërat të kenë ndryshuar. Në 8000 vjet, njerëzit mund të kenë shqetësime shumë më të ngutshme sesa lufta bërthamore. Ne thjesht nuk e dimë se cilat janë probabilitetet e ndërvarura.
Por nëse e bazojmë analizën tonë tek historia e pas Luftës së Dytë Botërore, mund të supozojmë se probabiliteti vjetor nuk është në intervalin më të lartë të shpërndarjes. Gjatë Krizës së Raketave Kubane, presidenti i SHBA-së John F.Kennedy thuhet se e vlerësoi midis 33–50 për qind probabilitetin e një lufte bërthamore.
Por kjo nuk nënkuptonte domosdoshmërisht një luftë bërthamore të pakufizuar. Nga intervistat me pjesëmarrësit në atë episod gjatë përvjetorit të tij të 25-të, mësuam sepavarësisht epërsisë së madhe të arsenalit bërthamor të SHBA-së, Kennedy hezitoi të joshej qoftë edhe nga perspektiva më e vogël e një lufte bërthamore.
Dhe në fund rezultati vështirë se mund të cilësohet një fitore amerikane. Pasi përfshinte kompromisin, e largimit të raketave sovjetike nga Kuba, në këmbim të largimit të raketave amerikane nga Turqia. Për të nxitur çarmatimin e njëanshëm bërthamor, disa kanë përdorur argumentin e pashmangshmërisë matematikore.
Duke e përmbysur sloganin e Luftës së Ftohtë, brezat e ardhshëm do të ishin “më mirëkomunistë, se sa të vdekur”. Por nuk mund të zhduken dijet mbi këtë bombë, dhe bashkërendimi ideologjik midis 9 ose më shumë shteteve me armë bërthamore, do të ishte shumë i vështirë.
Për më tepër, hapat e pandërgjegjshëm e të njëanshëm mund të inkurajojnë agresorët, duke rritur shanset për një fund të palumtur. Ne nuk e kemi idenë se çfarë do të thotë dobia dhe pranimi i rrezikut për brezat e ardhshëm të largët, apo çfarë do të bëjnë njerëzit në 8000 vjet.
Ndërsa detyrimi ynë moral ndaj tyre, na detyron që ta trajtojmë me shumë kujdes mbijetesën, kjo detyrë nuk kërkon mungesën e plotë të rrezikut. Ne u detyrohemi brezave të ardhshëm njëqasje afërsisht të barabartë me vlerat e rëndësishme, dhe kjo përfshin shanse të barabarta për mbijetesë.
Rreziku do të jetë gjithnjë një element i pashmangshëm i jetës njerëzore. Parandalimi bërthamor bazohet tek paradoks i përdorshmërisë së këtyre armëve. Nëse ato janë krejtësisht të papërdorshme, nuk pengojnë asgjë. Por nëse ato janë shumë të përdorshme, mund të ndodhë një luftë bërthamore me gjithë shkatërrimin që sjell ajo.
Duke pasur parasysh se paradoksi i përdorshmërisë dhe probabilitetet e ndërvarura lidhen me ndërveprimet njerëzore, ne nuk mund të kërkojmë një përgjigje absolute për atë që përbën “parandalimin”. Parandalimi bërthamor nuk është tërësisht i drejtë apo i gabuar. Pranimi nga ne i kësaj strategjie duhet të jetë i kushtëzuar.
Tradita e luftës së drejtë që kemi trashëguar gjatë shekujve, sugjeron plotësimin e 3 kushtevetë rëndësishme:një kauzë e drejtë dhe proporcionale, kufizime në mjete, dhe një shqyrtim i kujdesshëm i të gjitha pasojave. Nga këto kushte nxjerrim 5 leksione.
Për sa i përket motiveve, duhet të kuptojmë se vetëmbrojtja është një kauzë e drejtë por e kufizuar. Për sa i përket mjeteve, ne nuk duhet t’i trajtojmë asnjëherë armët bërthamore si armë normale, dhe duhet të minimizojmë dëmin ndaj njerëzve të pafajshëm. Dhe për sa i përket pasojave, duhet të zvogëlojmë rreziqet e luftës bërthamore në një periudhëafatshkurtër, dhe të përpiqemi me kalimin e kohës të zvogëlojmë varësinë tonë nga armët bërthamore.
Lufta në Ukrainë, na ka kujtuar se nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur pasigurinë dhe rrezikun. Qëllimi i zvogëlimit (por jo shfuqizimit) të rolit të armëve bërthamore me kalimin e kohës mbetet po aq i rëndësishëm sa kurrë më parë.
Richard Garwin, projektuesi i bombës së parë me hidrogjen, llogariti dikur se “Nëse probabiliteti i luftës bërthamore këtë vit është 1 për qind, dhe nëse çdo vit arrijmë ta reduktojmë atë në vetëm 80 për qind të asaj që ishte një vit më parë, atëherë probabiliteti kumulativ i luftës bërthamore për të gjitha kohërat do të jetë 5 për qind’. Me këtë probabilitet,ne mund të kemi një jetë të moralshme.
Shënim: Joseph S.Nye, Jr., profesor në Universitetin e Harvardit dhe autor i librit “A ka rëndësi morali në politikë? Presidentët dhe politika e jashtme, nga Roosevelt tek Trump”.