Teknologji

A mund t’i rishohim kujtimet tona?

Duket e pamendueshme por, në teori, teknikisht është e mundur që ta bësh, që sot. Google në fakt ka patentuar një sistem që, duke shfrytëzuar syzet e veta multimediale (Google Glass), lejon të regjistrohet gjithçka që ndodh përpara syve dhe ta transmetojnë përmes Internetit në një kujtesë virtuale (cloud). Tek kjo e fundit mund të futemi në çdo moment, për të riparë kujtimet tona në ekranin en jë celulari, tableti apo kompjuteri: për të riparë një eksperiencë të caktuar do të mjaftojë që të bëjmë në sistem pyetje si “Cilat piktura pashë në muzeun e Prados?”

Gjë që do të bëjë të kota foto dhe video për të përjetësuar pushimet.

Kujtesë ekstra

Sistemi, mund të ketë edhe përdorime të rëndësishme praktike në jetën e përditshme: për ata që kanë boshllëqe kujtese, por edhe në punë, për ata që kanë nevojë të “ripërjetojnë” një lidhje të rëndësishme.

Për momentin nuk është vendosur ende nëse patenta do të ketë një zbatim real, as edhe nëse, në një rast të tillë, do të shfrytëzojë vërtetë Google Glass dhe jo një pajisje tjetër. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button