HistoriMagazine

A vërtetojnë Gurët Ica se njerëzit dhe dinozaurët kanë bashkëjetuar dikur me njëri-tjetrin?

Gurët Ica, janë një seri prej më shumë se 10.000 gurësh të “zbuluar” për herë të parë në provincën Ica në Malet Ande në Peru. Në fillim u pretendua se ato datojnë mijëra vjet më parë, edhe pse tregojnë skena të teknologjisë së përparuar nga qytetërimet e humbura, harta të çuditshme dhe madje edhe dinozaurët që përzihen me njerëzit.

Është e lehtë që ato të demaskohen si mashtrime. Por pyetja është:A mund t’i besohet ndonjërit prej tyre? Gurët ndryshojnë në madhësi. Më më i vogli është më pak sesa një 2.5 cm, dhe më i madhi deri në 40 cm gjatësi. Shumica e tyre gjenden në koleksionin e një mjeku peruan të quajtur Havier Kabrera.

Gjithsesi, ato u zbuluan për herë të parë nga një fermer vendas me emrin Bazilo Ushuja. Bazilo ia ofroi gurët Kabreras, duke pretenduar se në fillim kishte njoftuar institutin arkeologjik, por ata e kishin shpërfillur. Kabrera u magjeps nga gurët dhe u bë promovuesi i tyre më i madh.

Në vitin 1966, ai themeloi një muze të vogël privat me to. Duke e filluar me vetëm disa gurë, me kalimin e viteve Bazilo i solli qindra gurë të tjerë. Për dekada me radhë, ata kanë magjepsur shumë vizitorë. Po çfarë përshkruajnë Gurët Ica? Ata ndahen në dy grupe nërealistë dhe fantastikë.

Gurët më realistë përmbajnë gdhendje të cekëta dhe relieve që konsiderohen historikisht të sakta. Disa përmbajnë përshkrime të thjeshta të luleve, peshqve dhe kafshëve të gjalla tëzonës. Të tjerët bartin modele jashtëzakonisht komplekse, që mund të gjurmohen tek kulturat Parakas, Nazka, Tiuanaku dhe Inka.

Në grupin e dytë përfshihen gurët që paraqesin përshkrime, të cilat nuk përputhen fare me historinë që pranohet deri më sot. Temat ndryshojnë shumë, por gjithsesi përfshijnë harta në të cilat njerëzit Inka nuk duhet të kishin qasje, përshkrime të qytetërimeve të lashta jashtëzakonisht të përparuara, dinozaurët që bashkëjetojnë me njerëzit, dhe përshkrime të metodave kirurgjikale të avancuara.

Mbështetësit e tezës së Kreacionizmit, të cilët zakonisht besojnë se Toka është 6000-10000 vjeçare duke e besuar tërësisht atë që thuhet në librin e Zanafillës, i kanë përdorur gurët për të kundërshtuar idenë se njerëzit dhe dinozaurët kanë jetuar miliona vjet në distancë kohore nga njëri-tjetri.

Nga ana tjetër, besimtarët e ekzistencës e astronautëve të lashtë, i kanë përdorur ato për të vërtetuar se Toka ishte dikur shtëpia e një qytetërimi të përparuar që ka ardhur nga yjet e largët. Edhe mito-historianët, pretendojnë se gurët janë një dëshmi se përbindëshat e mitologjisë së lashtë dikur bridhnin dikur mbi Tokë.

A janë ata të vërtetë apo një mashtrim? Ne kemi dëshmi arkeologjike të kulturave peruane

që datojnë mijëra vjet më parë. Shumë gërmime janë kryer në provincën Ica gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, por asnjë prej tyre nuk raportoi gjetjen e gurëve me gdhendje të tilla.

Nga ana tjetër, gurët e zbuluar nga fermeri Ushuja janë padyshim të falsifikuar. Kjo u pranua më vonë nga vetë peruani. Gjatë fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970, gurët Ica morën mjaft vëmendje ndërkombëtare. Kjo vëmendje arriti kulmin me një emision special të BBC-së në vitin 1973.

Por në vend se të përpiqej të mbrohej, fermeri e pranoi gjatë intervistës se i kishte gdhendur vetë gurët, dhe më pas i bënte të dukeshin si të vjetër. Ai dhe një miku i tij pretenduan se imazhet e gdhendura në gurët që i kishin shitur Kabreras ishin kopjuar nga libra shkollorë dhe revista.

Marrë me shkurtime nga History Mysteries – Bota.al

Back to top button