Teknologji

Amazon, ja “holofoni” që premton t’ia heqë kurorën Apple (video)

amaAmazon ka prezantuar telefonin e parë celular në përpjekje për t’ia kaluar Apple dhe Google. Seti i dorës “Fire” u bë publik nga Jeff Bezos në një event special në Seattle.  “Është koha t’ia heqim kurorën Apple”, tha Bezos para prezantimit të setit të dorës, për herë të parë.  “Fire” do të përdorë një teknologji të ndjekjes së kokës, për t’i bërë imazhet në ekranin e smartphone-t me tipare 3D, diçka që quhet “perspektiva dinamike”.  “Ka gjithmonë diçka më tepër për t’u parë nga ndryshimi i perspektivës sonë”, tha Bezos.  Seti i dorës ka një ekran 4.7 inç, me rezolucion 720 HD, një procesor quad-core Qualcomm Snapdragon, një RAM 2GB dhe gjashtë kamera individuale që punojnë për të krijuar efektin 3D.  Pajisja do të operojë me sistemin Android të Google, në mënyrë të ngjashme me tabletat “Kindle Fire” të Amazon. Seti i dorës ka një kamera 13 MP dhe Bezos deklaroi se ai mund të bëjë fotografi më të mira se iPhone 5s dhe Galaxy S5.

Si funksionon pajisja?

Pajisja ka nga një kamera ballore në çdo qoshe të ekranit. Këto kamera shtesë përdoren për të ndjekur pozicionin e fytyrës dhe syve të përdoruesit, në raport me ekranin. Seti i dorës zgjedh dy pamjet më të mirë. Ai, madje, mund të punojë edhe natën. Kjo i lejon programit të Amazon që të bëjë përshtatje të vazhdueshme me elementet e pozicionuara para ekranit, duke lejuar ndryshimin e perspektivës së pamjeve në ekran dhe duke i bërë ato të duken në 3D, pa nevojën e syzeve.

https://www.youtube.com/watch?v=5Fjl4AGZYFQ

Leave a Reply

Back to top button