Disa ditë më parë, Shtëpia e Bardhë ka ridimensionuar rrezikun e talebanëve, duke i zbritur në klasifikim nga “terroristë”, në “kryengritës të armatosur”. Si një rrezik i reduktuar pra, dhe sigurisht jo i krahasueshëm me ISIS-in.
Në të vërtetë, nuk përbën aspak mister fakti që shumë luftëtarë afganë dhe pakistanezë janë bërë tashmë luftëtarë të Kalifatit, për të luftuar në kauzën e përbashkët kundër Perëndimit, është bërë e ditur nga rrjeti amerikan NBC. Tre komandantë ushtarakë, sipas po këtij rrjeti, kanë konfirmuar se një numër i madh luftëtarësh talebanë janë bashkuar kohët e fundit degës së ISIS në Pakistan, duke sjellë “gjak të ru” për të gjithë grupet ushtarakë të ISIS, që arrin gjithmonë të sigurojë kapital njerëzor.
Bota.al
Less than a minute