Teknologji

Apple iWatch vjen bashkë me iPhone 6

iwatchApple do ta zbulojë orën e saj të mençur dhe të shumëpritur iWatch në ngjarjen e njëjtë në të cilën do të zbulohet edhe iPhone 6, e cila pritet të mbahet më 9 shtator në Kaliforni, sipas burimeve të Re/Code. iWatch thuhet se do ta zbulojë ekranin e lakuar me diagonalen prej 2.5 inç, për t’iu përshtatur dorës, me të cilin thuhet se Apple është furnizuar nga gjiganti i elektronikës, kompania LG.
Deri më tani, iWatch nuk është parë në asnjë rrjedhje online nga publiku, prandaj prezantimi i saj do të ishte një befasi për njerëzit, të cilët vetëm kanë dëgjuar për pajisjen e re të Apple, por asnjëherë nuk e kanë parë. Ora e mençur e Apple do të bazohet në iOS 8 që përfshin edhe shërbimin e automatizuar për shtëpi, Homekit, me funksionet e kontrollimit të ndriçimit, dyerve dhe nxemjes në shtëpi, përmes përdorimit të asistentit digjital, Siri. Përveç kësaj, ora e Apple do të sjell edhe aplikacionet për kontrollimin e shëndetit dhe do të mbledh të dhëna për aktivitetin e përdoruesit në palestër, si dhe të rrahurat e zemrës dhe distancë e udhëtuar nga përdoruesi i saj. Ora e mençur e Apple ishte menduar të lëshohej në fillim të këtij viti, por e njëjta ishte vonuar pasi Apple raportoi disa vështirësi të vogla në lidhje me prodhimin e produktit, i cili tani do të jetë në treg gjatë vitit 2015. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button