“Askush nuk mund të rritet nëse nuk e pranon vogëlsinë e tij/saj”.
“Ki guximin të jesh plotësisht i/e lumtur”.
“Ne të gjithë kemi një Zot që është i aftë të qajë me ne dhe që është i aftë të ecë me ne edhe në momentet më të vështira të jetës”.
“Bota na thotë të kërkojmë sukses, fuqi dhe para. Zoti na thotë të kërkojmë përulësi, dashuri dhe t’u shërbejmë të tjerëve”.
“Le të mësojmë të jetojmë me mirësi, ta duam këdo, edhe kur të tjerët nuk na duan po njësoj”.
“Paqja është një dhuratë e çmuar, e cila duhet promovuar dhe mbrojtur. Asnjëherë dhuna nuk ka lindur prej paqes. Lufta prodhon luftë, paqja prodhon paqe”.
“Të kesh besim nuk do të thotë të mos kesh vështirësi, por të kesh fuqinë e duhur për t’i përballur këto vështirësi, duke ditur se nuk jemi të vetëm”.
“Për ta ndryshuar botën, duhet të sillemi mirë edhe me ata që nuk na e kthejnë mbrapsht mirësinë”.
“Zoti nuk lodhet duke na falur, jemi ne që lodhemi duke mos u lutur për faljen e Tij”.
“Shpresa hap orizonte të reja, duke na bërë të aftë të ëndërrojmë edhe atë që është e paimagjinueshme”.