Austria ka vendosur kufizime për njerëzit që vijnë nga Bullgaria, Moldavia dhe Rumania për shkak të një përkeqësimi të kontrollit të pandemisë së koronavirusit në këto vende, njoftoi të mërkurën kancelari austriak Sebastian Kurz.
Kushdo që arrin në Austri nga ato tre vende do të duhet të paraqesë një test negativ për Covid-19 ose do të detyrohet të karantinohet për 14 ditë. “Kushdo që nuk do t’i përmbahet karantinës 14-ditore dhe që ka testuar pozitiv pas kthimit nga këto vende, po kryen një vepër penale,” tha Kurz.
Kontrollet shëndetësore do të rivendosen në kufijtë hungarezë dhe serbë. Për këtë qëllim, 1.800 policë do të vendosen dhe do të kontrollohen të gjithë autobusët. “Ju lutemi mos udhëtoni në këto vende,” tha Kurz.
Javën e kaluar, Austria njoftoi paralajmërimet e udhëtimit për tërë Ballkanin Perëndimor. Të paktën 170 raste të fundit të infeksionit të koronavirusit në Austri ishin të lidhura me njerëzit që ktheheshin nga këto rajone. Edhe udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Suedia dhe Turqia do tu nënshtrohen kufizimeve në Austri. CNN / bota.al