Bota

Ayaan Hirsi Ali: Kështu Europa mund të na shpëtojë nga fanatizmi

AYAAN - FEB28 - Author Ayaan Hirsi Ali talks about her autobiography. tb (Photo by Tony Bock/Toronto Star via Getty Images) By: Tony Bock Collection: Toronto Star
Edhe nëse ISIS do të shkatërrohej, ekstremizmi islamik nuk do të zhdukej. Përkundrazi, shkatërrimi i ISIS-it do të rriste entuziasmin fetar të atyre, në Europë, që ëndërrojnë një kalifat. Udhëheqësit europianë duhet të marrin vendime politike të rëndësishme, dhe Franca mund të marrë një rol udhëheqës

Nga Ayaan Hirsi Ali

Presidenti francez, François Hollande në 13 nëntor ka deklaruar se sulmet terroristë të Parisit kanë qenë një “akt lufte” nga ana e Shtetit Islamik: dhe ka të drejtë, ndonëse iu deshën shumë kohë, për të kuptuar se xhihadistët, tashmë prej vitesh, janë në luftë kundër Perëndimit. Shteti Islamik, ose ISIS, premton sulme të tjerë në Europë, dhe e gjithë Europa, jo vetëm Franca, duhet të bëhet gati për luftën, duke u bashkuar për të bërë gjithçka që nevojitet, në rrafshin ushtarak, për të shkatërruar ISIS-in dhe të vetëquajturin Kalifat në Siri dhe Irak. Jo të “frenohet”, jo të “ridimensionohet”, por të shkatërrohet, dhe pikë. Por edhe nëse ISIS do të shkatërrohej, ekstremizmi islamik nuk do të zhdukej. Përkundrazi, shkatërrimi i ISIS-it do të rriste entuziasmin fetar të atyre, në Europë, që ëndërrojnë një kalifat. Udhëheqësit europianë duhet të marrin vendime politike të rëndësishme, dhe Franca mund të marrë një rol udhëheqës.

Ja tre hapa që udhëheqësit europianë duhet të bëjnë, për të çrrënjosur kancerin e ekstremizmit islamik.

I pari: të mësojnë nga Izraeli, i cili është përballuar me terrorizmin islamik që nga dita e lindjes, dhe të cilit i duhet të përballojë kërcënime shumë të shpeshtë. Eshtë e vërtetë që sot, ekstremistët islamikë në Izrael përdorin thika dhe automobilë si armë kryesore, por e bëjnë sepse është thjeshtë e pamundur që të organizohen sulme si ata të Parisit. Në vend të demonizojë Izraelin, duhet që të thirren në Europë ekspertët e tyre, për të zhvilluar një strategji antiterrorizëm.

I dyti: të përgatiten për një luftë të gjatë të ideve. Udhëheqësit europianë duhet të vënë në shënjestër infrastrukturën e indoktrinimit: xhamitë, shkollat islamike, shkollat islamike, faqet e internetit, shtëpitë botuese, broshurat, librat, predikimet.

I treti: europianët duhet të hartojnë një politikë të re për migrimin, që pranon imigrantët, vetëm nëse këta angazhohen për të respektuar vlerat europiane dhe të heqin dorë, pikërisht nga ai islamizëm politik që i bën të ndikueshëm prej thirrjeve të kalifatit. Politikat aktuale të migrimit në Europë kanë pika të dobëta: është shumë e lehtë të marrësh nënshtetësinë, pa qenë domosdoshmërisht besnikë ndaj kushtetutës së shtetit; është shumë e lehtë për jashtëkomunitarët që të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian, me apo pa arsye të besueshme për të kërkuar azil; dhe falë sistemit të kufijve të hapura, i njohur si Schengen, është shumë e lehtë për të huajt, që pasi hyjnë në Bashkimin Europian, të zhvendosen lirisht nga një vend në tjetrin.

Po flasim për një “Fortesë Europë”, me një Perde të re të Hekurt në lindje, dhe një kordon sanitar detar në Mesdhe dhe në Adriatik? Po. Sepse asnjë strategji tjetër nuk ka kuptim, përballë rrezikut të ekstremizmit islamik për Europën. Ndoshta jemi në momentin kur Europa do të duhet të rishikojë rrugën në të cilën po ecën.

* Ayaan Hirsi Ali është një aktiviste, shkrimtare dhe politikane holandezo amerikane, e lindur në Somali. Libri i saj më i fundit është: “Heretik: Përse Islami ka nevojë për një reformim, tani”

Përkthimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button