Teknologji

Bota është e Google?

Screen Shot 2016-04-04 at 15.31.34

Merr formë PlaNet, projekti ambicioz i Google që do të njohë vendet e Tokës thjeshtë nga fotografitë, edhe pa informacione gjeolokalizimi (GPS) apo praninë e monumenteve të njohura, apo peisazheve të njohshëm. PlaNet është një sistem informatik i bazuar në rrjetet nervore: teknologji inteligjence artificiale që simulojnë trurin e njeriut. Eshtë ky parimi në bazë të PlaNet: një lloj Inteligjence Artificiale që mund të mësojë të njohë me saktësi të skajshme përmbajtjen e një fotografie. Për të “udhëzuar” makinën, janë përdorur miliona pamje prej ku të shkëputen, pak a shumë si bën truri ynë gjatë eksperiencës, elementet abstrakte që e përbëjnë: vargmale, liqene, monumente, ndërtesa, sfonde. Një sasi shumë e madhe të dhënash që sistemi është në gjendje të vërë në lidhje me njëri-tjetrin, në mënyrë të menjëhershme, për të krijuar vendndodhjen e fotos. Rezultatet e arritur deri tani janë mbresëlënës, por do të përmirësohen teksa PlaNet do të furnizohet me informacione të tjera, si ata që vijnë prej Street View të Google. Megjithatë, sipas disave, projekti mund të vërë në rrezik privatësinë tonë: duke analizuar fotografitë tona, edhe nëse shkrepen me GPS jo të aktivizuar, Google do të dinte gjithmonë se ku jemi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button