HistoriMagazine

Çfarë është “Bibla e Djallit”?

Kodiku i Gigasit (Codex Giganteus), ose “Bibla e Djallit, është një dorëshkrim mbresëlënës mesjetar i shkuar në gjuhën latine. Libri peshon mbi 74 kilogramë, është 92 centimetra i gjatë dhe 22 centimetra i gjerë. Është më i madhi që ekziston ende midis atyre që u shkruan në Mesjetë.

Përfshin 310 fletë pergamenë të marra nga lëkurat e 160 gomerëve (ose viçave). Ky kodik ruhet në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ku mbërriti në vitin 1648 si një plaçkë lufte nga Lufta Tridhjetëvjeçare. Më parë ndodhej në Pragë, në koleksionin e Perandorit Rudolfi II, dhe thuhej se vinte nga një manastir benediktin bohem.

Putra e djallit

Dorëshkrimi i shkruar me kujdes përmban një portret 50 centimetra të gjatë Djallit. Dhe ky fakt nxiti lindjen e legjendës një murgu mëkatar, që ishte dënuar të murosej i gjallë nëse nuk do të shlyente fajet e tij, duke shkruar brenda një nate një libër që duhej të përfshinte të gjitha njohuritë njerëzore. Në mesnatë i dëshpëruar murgu i kërkoi ndihmë Djallit, duke i dhënë në këmbim shpirtin e tij.

Çfarë fshihet pas fjalëve

Megjithatë, shqyrtimi i tekstit zbulon diçka tjetër. Shkrimi i këtij libri zgjati për 20 vjet dhe përfundoi në vitin 1229. Në këtë përfundim ëstë arritur bazuar në faktet e fundit raportuara. Libri përfshin tekstin e Biblës, Cronica Bohemorum (1125) nga Kozmai i Pragës, një kalendar me nekrologji, formula magjike dhe alfabetet greke, cirilike dhe hebraike. Autori është një murg, një farë Herman Inklusus, pra “I vetmuari”, në kuptimin e izolimit nga bota dhe jo i murosuri i gjallë, siç thotë legjenda.

Back to top button