Histori

Cilat vende janë “yjet” e historisë botërore?

Nga Sander van der Linden & Seth Rosenthal

Me origjinë nga miti grek i Narcizit, karikatura e një “narcizisti” klasik, është një person manipulues, imoponues, që i mungon ndjeshmëria, që është i fiksuar pas fantazive madhështore rreth pushtetit dhe admirimit, dhe që abuzon me marrëdhëniet njerëzore për përfitime të ngushta personale.

Ndaj nuk është e habitshme, pse narcizmi është një atribut i supozuar i shumë udhëheqësve të fuqishëm, duke përfshirë edhe udhëheqësit destruktivë, si Sadam Hussein, por edhe fitimtarëve kundër tiranisë si Uinston Çërçill dhe vizionarëve si Stiv Xhobs.

Një shkollë mendimi, sugjeron madje që individët mund të zgjedhin liderët narciztikë në mënyrë që të mbrojnë ndjenjën e tyre narcisiste të epërsisë. Por narcisizmi, nuk kufizohet domosdoshmërisht tek individët. Në fakt, studimet e fundit janë zhvendosur drejt dokumentimit të konceptit të narcisizmit kolektiv, domethënë ekzagjerimeve joreale rreth madhështisë së një grupi të tërë njerëzish.

Dhe nëse narcisizmi është një tipar që mund të zbatohet si për individët, ashtu edhe për grupet, a mundet që e njëjta logjika të zbatohet për të gjitha shoqëritë? Hulumtimet e reja, ofrojnë dëshmi paraprake se po, nëpërmjet një koncepti që kërkuesit e quajnë “narcisizëm kombëtar”.

Në veçanti, studiuesit u motivuan së pari nga përdorimi i apeleve të përbashkëta nga udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara mbi “jashtëzakonshmërinë amerikane” – ideja se SHBA është unike midis kombeve të botës. Por e besojnë ketë vetë amerikanët e zakonshëm? Po njerëzit në vende të tjera, a ndihen njëlloj në raport me vendin e tyre? Dhe ndoshta më e rëndësishmja:A mund t’i atribuohen këto ndjenja unike, një ndjenje të tepruar që ka një vend për veten e tij?

Në një sondazh të madh ndërkombëtar, autorët arritën në këtë përfundim duke anketuar rreth 7.000 studentë universitarë nga 35 vende të ndryshme, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania në Hong Kong, Korenë e Jugut, Peru dhe Zelandën e Re.

Në një përpjekje të zgjuar për të matur narcisizmin kombëtar, studiuesit i bënë studentëve një pyetje dinake:”Çfarë kontributi mendoni se vendi ku jetoni, ka dhënë në historinë botërore?”. Përgjigjet e mundshme varionin nga 0 në 100 për qind.

Pra, nëse mendoni me kujdes për këtë, kontributi i përgjithshëm nga të gjitha vendet në mbarë botën, duhet të shkonte deri në 100 për qind. Pyetja ka të bëjë me kontributin relativ të vendit tuaj në historinë botërore, për shembull, të themi një 10 për qind modest.

Edhe pse është gati e pamundur të dihet, se cila është përgjigja “e drejtë” ose “e saktë” për çdo vend të caktuar, në përgjithësi përgjigjet të marra së bashku prodhuan një shumë të përgjithshme prej 1156 për qind. Kjo sugjeron, që disa njerëz mund të ekzagjerojnë rëndësinë e kontributit të vendit të tyre në historinë botërore.

Me gati 200 vende në botë, mesatarja e përgjigjes “korrekte” duhet të jetë mesatarisht jo më shumë se gjysmë për qind, një shifër aq e vogël sa siç thonë autorët, është ndoshta jorealiste të pritet që studimi të prodhojë shifrën totale prej 100 për qind.

Interesant është fakti, që vlerësimet mesatare ndryshonin shumë në vende të ndryshme, nga 11 për qind për Zvicrën në shifrën mbresëlënëse 61 për qind për Rusinë. Për habi, Shtetet e Bashkuara nuk patën ndonjë dallim të veçantë me 30 për qind- në mes të renditjes- dhe shumë më poshtë jo vetëm se Mbretëria e Bashkuar (55 për qind), India (54 për qind), Italia (44 për qind) dhe Kina (42 për qind ), por edhe Malajzia (49 për qind), Kanadaja (40 për qind) dhe ishujt Fixhi (36 për qind).

Në përgjithësi, në thuajse gjysmën e vendeve të anketuara, të anketuarit thanë se vendi i tyre ka kontribuuar në të paktën 33 për qind në historinë botërore. Hulumtuesit, i lidhën vlerësimet e kontributit të historisë botërore me pyetje të hartuara në mënyrë të tillë, që të preknin ndjenjat në lidhje me identitetin kombëtar.

Sikurse pritej, mesatarisht individët që shfaqën më shumë krenari dhe besnikëri ndaj vendeve të tyre, dhanë vlerësime më të larta për kontributin unik të vendit të tyre në historinë botërore. Megjithatë, interesant është fakti që kjo lidhje ndryshonte shumë sipas vendeve, pa ndonjë lidhje në mes të identitetit kombëtar dhe ndikimit të perceptuar në historinë botërore për disa vende (p.sh Austria, Kina), ndërsa lidhje të vogla dhe të mesme dolën për të tjerët (p.sh Rusia, Italia, Australia).

Pavarësisht nga saktësia, me Rusinë në 61 për qind apo edhe Shtetet e Bashkuara me 30 përqind, këto vlerësime duken shumë larg, nga ajo që mund të quhet një analizë realiste e historisë. Pra, çfarë mund t’i shpjegojë këto vlerësime të fryra të ndikimit të kombeve në historinë botërore?

Studiuesit supozojnë se kjo dukuri, mund të nxitet nga heuristika:kur ne mendojmë për historinë botërore, mendja në shkon kryesisht tek historia e vendit tonë, prandaj arrijmë në përfundimin se duhet të jemi të rëndësishëm. Mjerisht, hulumtuesit nuk përfshinin në studim asnjë peshore të përcaktuar të personalitetit, për të matur drejtpërdrejt narcisizmin individual ose kolektiv në sondazhin e tyre ndërkombëtar.

Matja e narcisizmit të vetë-raportuar, madje edhe me një pyetje të vetme, mund t’i kishte dhënë përgjigje marrëdhënies konceptuale midis vlerësimeve të tilla të fryra, dhe tiparit të veçantë të “narcizmit”. Duhet se superioriteti i supozuar moral apo shoqëror i një kombi mbi tjetrin, mund të çojë në një dëshirë për të dominuar dhe denigruar vendet e tjera.

Në këtë mënyrë, narcisizmi kombëtar e përdor narcisizmin individual si një parashikues të agresionit dhe hakmarrjes ndërpersonale, nëse narcisizti ndihet i kërcënuar, i paadmiuar apo i panjohur. Sidoqoftë, mbetet e paqartë se si t’i kundërvihemi më mirë tendencave kombëtare të narcisizmit.

Scientific American – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button